Kryeministri Edi Rama në daljen e tij për mediat u ndal te situata problematike e shkatërrimit të rrugës Librazhd-Prrenjas.
Por nëse pritej që të flitej për masa dhe zgjidhje të problematikës, Rama tha se është bërë një zallamahi dhe janë hedhur akuza se ‘tokën e ka lëvizur korrupsioni’.
Gjithashtu Rama u ndal edhe te çështja e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën tha se janë hedhur akuza që shumë i besojnë si të vërteta.
View this post on Instagram
Kryeministri reagoi për lajmin e VoxNews, duke e ironizuar se një ministër lan makinën me 10 mijë euro dhe i hidhet qumësht dallëndyshe.
"Ata që janë kundër nesh i besojnë këto fjalë, që një ministre lan makinë me 10 mijë euro, se pasi i hidhet shkumë i hidhet dhe qumësht dallëndyshe dhe se dallëndyshet vriten me pushkë nga ministri tjetër që me puplat e tyre shet jastëk", tha Rama për lajmin e VoxNews.
Por e vërteta e investigimit të VoxNews me titull: “Zv/Kryeministrja e Shqipërisë bën tender që makina t'i lahet 1 herë në 2 ditë!” është e bazuar me dokumenta.
Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Balluku ka hapur një tender për t’i larë makinën e shtetit me të cilën lëviz, një Audi A8.

Dokumenti i mësipërm është njoftimi i tenderit që ka shpallur Ministria e Infrastrukturës.
Objekti është “shërbim larje autovetura, tapiceri”, teksa fondi është nën 10 mijë euro. Procedura është bërë në datën 28 mars 2025.
Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, kërkohet që të lahen 10 automjete. S’do mend që të gjitha mjetet e listuara janë të titullarëve. E para është mjeti AUDI A8, që lëviz Balluku.

Foto e mësipërme është mjeti tip Audi A8, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ku duket ministrja Belinda Balluku.

Pra siç e dëshmojnë dokumentat e VoxNews, nuk janë "shkumë dhe qumësht dallëndysheje" por paratë nga taksat e shqiptarëve.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016