Urdhëri “rrufe” i kryeministrit Rama vitin e kaluar për riformatimin e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës duket se paska rënë në “vesh të shurdhër”.
Edhe pse 21 drejtorët e Bashkisë së Vlorës dhanë dorëheqje në bllok, duket se me kryebashkiaken e re kemi rikthim të tyre.
I tillë është rasti i Sokol Kananajt edhe pse dha dorëheqje në vitin 2025 pritet të rikthehet sërish në karrigen e drejtorit.
Në redaksinë e VoxNews ka mbërritur një denoncim ku shkruan se Kananaj, para disa muajsh u hoq nga detyra, pasi bëri një zhbllokim llogarie që nuk duhej të kryhej, për shkak se subjekti kishte detyrime ndaj tatimeve të Bashkisë Vlorë.
Denoncimi në VoxNews dhe njoftimi i emërimit të Sokol Kananajt: Ky para disa muajsh u hoq nga detyra, pasi bëri një zhbllokim llogarie që nuk duhej të kryhej, për shkak se subjekti kishte detyrime ndaj tatimeve të Bashkisë Vlorë. Ai kishte qenë drejtor aty dhe u largua nga detyra. Çështja e tij ndodhet në Prokurori. Si është e mundur që një person me shkelje të rikthehet sërish në Tatime?”.
Siç lexohet edhe në dokumentin e mëposhtëm Kananaj do të emërohet drejtor i Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, në Drejtorinë Rajonale Vlorë.

Nga njoftimi i DAP shkruhet se është kandidat i vetëm dhe "fati" paska kapur pikërisht Sokol Kananajn, ky i fundit nga drejtor në UKT, te Tatimet e Bashkisë Vlorë po emërohet sërish "shef" te Tatimet e Vlorës.
Njoftim për vend vakant nuk ka patur nga Tatimet e Vlorës, duket se kanë pritur të fitoj Kananaj në konkurim i vetë me datë 2 mars 2026 te intervista.
Dorëheqjet në bashkitë e Shqipërisë pas urdhrit të kryeministrit Rama duket sikur janë bërë vetëm për sy e faqe, pa pasur ndryshim real në funksionimin e strukturave apo në përgjegjësitë e vërteta të drejtuesve.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016