Rakip Suli i Kamzës fuqizon zyrën e propagandës, tender për pajisje audio-video moderne!

19 Shkurt 2026, 23:53Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rakip Suli

Kipja i Kamzës po mundohet që të bëjë një propagandë alla Rama dhe Veliaj, duke ngritur një strukturë të madhe për mediat. Megjithëse në atë bashki janë të punësuar disa persona, që merren pikërisht me njoftimet, fotot, videot apo editimin e tyre, gjithashtu edhe për rrjetet sociale, sërish ai institucion bën tendera për pajisje luksoze.

Një trend që e kanë bërë të gjitha institucionet, duke krijuar një rrjet të gjerë propagande, madje duke krijuar imazhe të paqena, apo edhe kronika të gatshme që transmetohen rëndom në rrjete sociale apo edhe në televizione. Janë para’ të hedhura vetëm për imazh, kur në fakt këto para’ duhet të ishin për shërbime utilitare, apo institucione të arsimit, rrugë, apo në shëndetësi.

Në këto kohëra duket se krerët e institucioneve, siç është rasti i kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, mendon më shumë se si do të duket në publik sesa në punët e kryera. Të duket i kuruar në ato ecejaket që bëjnë të gjithë në kantiere, kur në fakt detyra e tyre është projektimi e më pas ndërtimi i një vepre të mirë publike.

Rakip Suli i Kamzës fuqizon zyrën e propagandës, tender për
Faksimile: Tenderi për blerjen e pajisjeve audio e videove nga Bashkia e Kamzës

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, Bashkia e Kamzës ka hapur procedurën e prokurimit me vlerë të vogël me objekt “furnizim vendosje pajisje audio-video”. Kërkohet të blihen 3 copë kamera PTZ. Gjithashtu edhe 1 kontroller PTZ për kamera, mixer audio me 12 kanale.

Bashkia ka kërkuar kufje profesionale, 5 mikrofon për podcasting, 5 copë krah mbajtës për për mikrofon. Janë kërkuar karta transmetimi, 3 copë tripod video profesional me kokë të lëvizshme. Kipja ka kërkuar edhe dritë LED profesionale për video dhe foto. Kërkohen edhe 4 copë dritë LED, 6 copë softbox katror për dritë për studio.

Duket se, Kipja po tenton që të hapë një podcast, nga ato të lavazhit të trurit që bëhen gjithmonë, duke filluar nga ekzekutivi e për të përfunduar tashmë te kryetarët e bashkive. Një nismë aspak profesionale, kur në fakt përballja e këtyre bashkiakëve duhet të jetë me banorët, sy më sy dhe jo të fshehur pas një kamerë e një mikrofoni. Duhen takime, me pyetje e përgjigje, diskutime për projekte të caktuara. 

Por, në vend të këtyre, një bashki bën një tender me vlerë dhjetëra mijëra euro për të ndërtuar një studio televizive, kur në fakt përballjen duhet t’a bëjë në zyrë, në rrugë apo edhe në salla plot e përplot me njerëz. Kipja duhet të mendojë se si të bëjë një projekt të radhës, një unazë për Kamzën, një shesh të mirëfilltë apo edhe për një zonë të gjelbër.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video