
Kryeministri Edi Rama foli gjatë në kongresin e Partisë Socialiste dhe ‘goditi’ sa jashtë, ashtu edhe brenda partisë.
Me rreshtave, një fjali e shkurtër e tij u drejtohej deputetëve dhe ministrave që ka në varësi për të mos qenë ‘grykës’ dhe të vendosin pasuri në kurriz të shqiptarëve.
“Në botën tjetër nuk punojnë kartat e kreditit. Në Sharrë më mirë përgatituni që të shkoni siç dilja unë dikur në plazh se asgjë nuk ju dallon nga ata tjerët atje dhe kostumin lëruani djemve... se me burrat e kam”, tha Rama.
Pjesa e fundit e fjalisë nënkupton se Rama po u drejtohej deputetëve burra që janë në radhët e Partisë Socialiste. Mes tyre ka nga ata që kanë hyrë në politikë të pasur, por ka edhe nga ata që janë pasuruar më shumë pas hyrjes në politikë.
Burime të Voxnews.al pohojnë se në Qeveri të gjithë e dinë për një ministër që është kapur me karta krediti të një biznesmeni duke shpenzuar mbi 200 mijë euro dhe të cilit nuk iu dha hapësirë për të folur gjatë Kongresit. Ai është përfolur këto kohë se do të shkarkohet nga posti.
Por, për cilin nga ministrat e ishte drejtuar mesazhi i koduar i Edi Ramës? Një përgjigje të saktë për këtë pyetje vetëm kryeministri mund të japë.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.