Skandali, në mes të krizës KESH shet energji për datat 1-2 prill dhe më pas e blen me dyfishin e çmimit të shitjes

1 April 2022, 23:33Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Skandali, në mes të krizës KESH shet energji për datat 1-2

Shqipëria është zyrtarisht në krizë energjitike, të shpallur që në nëntor të vitit të kaluar. Shkak janë bërë, sipas arsyetimit zyrtar dhe deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, thatësira dhe prodhimi i pakët vendas nga hidrocentralet dhe rritja e çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

Kjo është ajo që thuhet publikisht. Por, çfarë ndodh jopublikisht? Jopublikisht Korporata Energjitike Shqiptare, ajo që ligji i njeh të drejtën e shitjes dhe të blerjes së energjisë elektrike, ka shitur energji elektrike në datat 1 dhe 2 prill...dhe jo s’është gënjeshtër e 1 prillit.

KESH ka shitur 10,230 megavat energji për datat 1 dhe 2 prill përmes tenderave të hapur në tre lote, që me çmim mesatar është rreth 115 euro megavati. Loti i parë është shitur me çmim 130 euro, në lotin e dytë çmimi i ponderuar ka qenë 157 euro dhe në lotin e tretë rreth 100 euro.

Skandali thellohet edhe më tej nga fakti që shitja nuk ka ardhur për shkak të mbushjes së digës, pasi HEC-i i Fierzës sot ka rreth 260 metër, ose 20 metra poshtë mesatares historike në këtë periudhë të vitit, që është rreth 280 metër.

Dhe skandali thellohet edhe më tej, pasi në një tender tjetër të hapur, më 28 mars KESH ka blerë 11 mijë megavat energji për datën 2 prill në 4 lote. Në lotin e parë, çmimi i blerjes së energjisë është 292 euro për megavat, në lotin e dytë 276 euro, të tretin 303 euro dhe të katërtin 295 euro.

Skandali, në mes të krizës KESH shet energji për datat 1-2

Skandali, në mes të krizës KESH shet energji për datat 1-2

Skandali, në mes të krizës KESH shet energji për datat 1-2

Skandali, në mes të krizës KESH shet energji për datat 1-2

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video