Fati i Ervis Martinajt ende mbetet mister, ndërsa drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku i mbaroi afati i vendosur nga kreu i qeverisë, Edi Rama për zbardhjen e zhdukjes së “mbretit” të lojërave të fatit.
Ndonëse policia bëri një kontroll të befasishëm në banesën e tij ditën e djeshme, ende nuk ka asnjë gjurmë nga biznesmeni i shumëkërkuar, Ervis Martinaj.
“Zoti drejtor, unë besoj që brenda 100 ditëve policia duhet të dalë nga udhëkryqi që ndodhet dhe sikur e ka pasur paraardhësi juaj, të plotë dhe pa kushte”, ishin fjalët e Ramës drejtuar Rrumbullakut për rastin ‘Martinaj’.
Më shumë se njëqind ditë më parë kjo ishte kërkesa e kryeministrit, Edi Rama ndaj drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku për zbardhjen e zhdukjes së mistershme të Ervis Martinajt.
Tashmë kanë kaluar më shumë 100 ditë, nga afati i Edi Ramës, por ende asnjë gjurmë e re nuk është identifikuar nga zhdukja e “mbretit” të basteve.
Afro një muaj pas kësaj deklarate të kryeministrit, Rrumbullaku foli për disa detaje nga zhdukja e Martinaj ku tha, se e dinte fatin e tij por po priste grumbullimin e provave.
Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga deklarata e fundit e mbledhjes së provave, ende policia heziton të flasë për fatin e Martinajt, ku nuk dihet nëse ka prova për zhdukjen e tij.
Për ‘mbretin e lojërave të fatit’, janë bërë disa kontrolle nga FNSH në Tiranë, Shijak, Durrës dhe Vlorë, por deri tani nuk dihet asgjë për fati e Martinajt.
Kujtojmë se xhaxhai i Ervis Martinajt gjatë muajit gusht të këtij viti, shkoi në policinë e Kurbinit duke kërkuar prej tyre që t’ia gjejnë djalin pasi dyshonin se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe pasi nuk kishin kontaktuar me të prej tre ditësh.
Tashmë edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga zhdukja e ‘mbretit të lojërave të fatit’, Ervis Martinaj ende nuk ka asnjë gjurmë për ti dhënë fund çdo aludimi që është folur.
Por aq kohë sa Martinaj vazhdon të jetë i zhdukur në pikëpyetje është edhe fati i drejtorit të Policisë së Shteti, Muhamet Rrumbullaku nëse do vazhdojë apo jo detyrë si kryepolic.
Kryeministri Rama ja bëri të qartë Rrumbullakut që duam një përgjigje për ti dhënë fund tani që kanë kaluar 100, pritet një reagim nga i pari i qeverisë.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.