Banorët e Bërxullës protestojnë para ambasadës amerikane kundër kompanisë ‘Gener2’: Shteti na ka shitur

26 Dhjetor 2022, 12:21Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Banorët e Bërxullës protestojnë para ambasadës amerikane

Banorët e fshatit Bërxullë kanë dalë sot në protestë para ambasadës amerikane në Tiranë. Banorët po protestojnë prej muajsh pasi banesat dhe pronat e të cilëve preken nga ndërtimi autostradës Thumanë-Kashar. Ata kërkojnë që prona e tyre të kompensohet sipas çmimit të tregut. Deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet shtetërore. Sipas banorëve, kompania ‘Gener2’ që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin.

“Kemi tre muaj që protestojmë kemi shkruar në çdo institucion, në Bashki, në Ministrinë e Infrastrukturës, Kryeministri, Parlament dhe sot ju kemi drejtuar ambasadës amerikane, zonjës Yuri Kim. Ishalla dëgjohet zëri jonë. Se çdo institucion na ka hedhur në rrugë dhe nuk pyet dhe a jemi banorë a jemi qytetarët të kësaj qeverie. Kujt qeverie duhet ti drejtohemi sepse shteti jonë po i bën një sy qorr dhe një vesh shurdh. Ku do shkojmë e ne banorët e Bërxullës ku do drejtohemi.

Prandaj i bëjmë thirrje zonjës Yuri Kim të pyesë të vejë dorën në zemër dhe t’i drejtohet kësaj qeverie që po e nëpërkëmb popullin e saj. Duhet të marrim parasysh këto protesta që kemi bërë këto muaj se në askush nuk po na përkrah. Në rast se ne nuk na përkrah asnjëri do të ketë pasoja më të rënda për këtë protestë që po bëhet do shkojmë derr në vetëflijim, nuk do të dorëzohemi sepse askush nuk po na mbështet. Në disa vende që ka qenë ku kanë pas shku edhe prapë kanë filluar disa punime nuk do t’ia dijë njeri fare“, tha njëri prej protestuesve.

“Ne jemi banorët e Bërxullës dhe kemi tre muaj që po protestojmë dhe nuk kemi lënë dikastere, komuna, kryeministri dhe sot i jemi drejtuar ambasadës amerikane dhe ta dëgjojë gjithë Evropa se ne nuk po na jepet asnjë zgjidhje. Ne pronat po na i copëtojnë mespërmes pa asnjë projekt pune. Njerëz me familje me blegtori dhe nuk e dimë se nga do të shkojmë. Këtu është bërë një katastrofë e madhe dhe presim dita-ditës që të na jepet një rrugëzgjidhje.

Ata duan t’i zaptojnë tokat me forcë me polici. Dhe ambasadave të tjera do i drejtohemi. Sot është dita e 86 e protestës. Deri më sot asnjë institucion nuk ka marrë mundimin më të vogël për të zgjidhur këtë problem. I bëj thirrje ambasadores Yuri Kim të na mbështetë në këtë protestë. Të shohë të gjitha aktet e paligjshëmirsë në këtë koncesion që ka nisur që në 2019. Shteti ia ka lënë pa garë koncensionarit ku jep të drejtën e tagrit për të vepruar kundër ligjit“, tha një banor tjetër.


Video