
Mediat greke janë fokusuar tek ngjarjet kriminale të ndodhur në vend, ekzekutimet e ndodhura së fundmi kanë tronditur jo pak opinionin publik. Ndërkohë ata kanë shkruar për të paktën 5 ekzekutime të ndodhura në vende publike të shqiptarëve në dy vitet e fundit në Greqi. Duket se ngjarje ngjasojnë për nga mënyra e ekzekutimit dhe mbi të gjitha mbeten ende të pazbardhura.
Sipas mediave, autorët e maskuar nuk kanë nguruar të veprojnë në mjedise ku ka pasur edhe të tjerë persona, përveç objekt të tyre, shpesh duke lënë pas edhe të vdekur apo të plagosur të pafajshëm.
Kështu në 30 maj 2021 në Sepolia, Athinë është ekzekutuar teksa pinte kafe në një lokal 32 vjeçari nga fshati Dhiver i Sarandës, Ari Papa. Ky i fundit, një personazh me precedente të rëndë kriminal, i përfshirë në trafiqe të paligjshme dhe banda të krimit të organizuar në Greqi. Në vitet 2007-2008, i kishte shpëtuar atentateve të mëparshme në vitin korrik 2007, maj 2019 dhe shkurt 2021.
Në 3 tetor 2021, në lokalin “Dejavu” në Athine u ekzekutua me 4 plumba 39 vjeçari nga Tepelena, Dikenc Halili i njohur si “Keli” ose “Kristo”.
Këtij të fundit në 2010 i ishte vendosur lëndë eksplozive në automjet. Në 16 nëntor 2021, në karburantin në pronësi të tij u ekzekutua me arme zjarri Marius Dhiamandi 37 vjeç nga Delvina.
Ky i fundit ishte arrestuar me parë në Greqi për trafik droge dhe vrasje, ndërkohe që nga të shtënat mbeti i plagosur rastësisht edhe kushëriri i tij J. B nga Delvina.
Ndërkohë në 18 dhjetor 2022 në Nea Smirni, Athinë u ekzekutua 41 vjeçari nga Vlora, Kreshnik Çercizaj ndërsa mendohet se është vrarë pa qenë objektiv i krimit edhe Armando Ogranaja, 44 vjeç nga Berati dhe u plagos rastësisht një shtetase greke. Çercizaj kishte precedente të meparshëm për drogë e grabitje ndërsa në Shqipëri për trafik klandestinësh me skaf.
Cfarë ndodhi në vitet 2007-2008 mes bandave shqiptare në Greqi?
Një grup i madh shqiptarësh, kryesisht të rinj që më pas do të ktheheshin në vrasës, organizuan një bandë prej 20 personash me qëllim trafikimin e drogës. Pas prishjes së pazarave mes tyre, grupi u nda në dy pjesë.
Në këtë moment ndërmjet tyre filloi një luftë e ashpër për kontrollin e trafikut të drogës që përfundoi me vrasjen e të gjithë anëtarëve të njerit grup përvec një prej tyre që u arrestua në qershor 2007, ndërsa nga grupi tjetër mbetën 5 persona, 4 u arrestuan në 2008 dhe njëri u shpall në kërkim.
Për herë të parë, emrat e viktimave të përplasjes së përgjakshme të atyre viteve:
16.03.2007 në rrugën “Paraskevopoulo” në Agio Pantaleimona, Athinë vritet Erland Nimani, 22-vjec. Ai u vra në Internet-Cafe “Lan Games”, duke u qëlluar me 5 plumba nga dy persona.
01.03.2008 në rrugën “Axarnon” në Agio Pantaleimona, Athine vritet Anduel Zoto, 21-vjec. Ai u qëllua teksa udhëtonte me motorr ndërkohë që në vendin e ngjarjes u gjetën 9 gëzhoja dhe 1 krëhër i boshatisur. Zoto ishte shok i ngushtë i Erland Nimanit.
27.03.2008 tentohet të vritet në një park në Sepolia, Stilian Ahmeti 21-vjec teksa ndodhej së bashku me Silvio Caren. Ahmeti mbeti i plagosur në këmbë. Ahmeti vite më vonë u arrestua bashkë me një rumune 22-vjec për grabitje argjendarie, ndërsa Silvio Cara që aktualisht kërkohet në Shqipëri u arrestua si pjesë e bandës së vrasjeve të viteve 2007-2008.
08.06.2008 në rrugën “Raidhestou” në Tampouria, Pire vritet Elvis Bogdani 23-vjec. Në vendngjarje u gjetën 2 pistoleta që i përkisnin Bogdanit dhe disa fishekë të qitura nga armët e atentatorëve. Autorët e vrasjes u identifikuan nga nëna e viktimës, e cila ishte dëshmitare okulare së bashku me motrën dhe një shoqe të viktimës. Bogdani ishte rekrutuar nga banda që në vitin 1998 kur ishte 12-vjec ndërsa pas disa vitesh u shkëput duke krijuar grupin e tij. Një shkrim i gazetës “To Vima” në dhjetor 2014, indirekt përmend emrin e Klodian Lekocajt si i përfshirë në vrasjen e Bogdanit. Lekocaj njihet si një ndër të ashtuquajturit krerë të “Mafies së burgjeve” në Greqi, të përfshirë në vrasjen e avokatit grek Zafiropoulos dhe disa shqiptarëve të tjerë në burgjet greke si Arbër Bako e Bandiol Tusha allias Bardhyl Tusha.
05.09.2007 në një apartament në rrugën “Vorio Epiri” në Kolono, Athinë vriten Vasil Lici 25-vjec, Aldo Agalliu 21-vjec dhe Besnik Pajaziti 25-vjec. Ata ishin qëlluar me armë në kokë ndërkohë që në banesën e tyre u gjetën vec armatimit edhe uniforma të policisë greke si dhe drogë.
21.10.2007 në rrugën “Neof. Metaksa”, Athinë dy persona të maskuar qëllojnë në brendësi të një kafeneje duke vrarë shtetasit Edmir Cela 33-vjec dhe Eleni Stathoulopoulou ndërsa u plagosën pronari i kafenesë Shkëlqim Velcani si dhe Ledjo Stamarko, Erkan Cuko e Rulan Pasa. Në vendngjarje policia gjeti sasi të madhe droge ndërkohë që rezultoi se Velcani ishte person në kërkim.
18.01.2008 jashtë një kafeneje në rrugën “Ermou” dhe “Keratsini” vritet Kristaq Qirko 44-vjec. Ai mori 21 plumba në trup teksa po drejtonte motorrin e tij. Qirko, një person me precedentë të shumëfishtë penale, ishte liruar nga burgu në 15.05.2001 dhe në 17.07.2001 i ishte bërë atentat nga dy persona duke mbetur i plagosur.
21.03.2008 në një zonë pyjore në Maratone të Athinës u gjet kufoma e Albert Hoxhes, i cili u gjet i zhveshur dhe me plagë në kokë shkaktuar nga armë zjarri. Viktima ishte me precedentë të mëparshëm penale.
20.07.2007 në kryqëzimin e rrugëve “Liosion” dhe “Sozopoleos” tre persona plagosin me armë zjarri shtetasit Georgio Tarnovalinski dhe Aristidi Pappa.
16.08.2007 në rrugën “Mermiga” ne Agio Pantaleimona kater persona tentuan të vrasin me armë zjarri shtetasin Erald Perri, i biri i Leandrit dhe Mirandës, 22-vjec nga Libofsha e Fierit.
26.04.2008 në rrugën “El. Venizelos” në Nea Smirni dy persona qëlluan në drejtim të shtetasve Elton Hamitaj, Tonin Kola dhe Leonard Ndokaj të cilët udhëtonin në një makine. Si pasojë mbeti i vrarë Hamitaj dhe u plagos Kola. Te tre personat ndaj të cilëve u qëllua ishin me precedentë të mëparshëm penale.
14.05.2008 në rrugën “Alkiviadou” ne Agio Pantaleimona u qëllua drejt një kafeneje ku mbetën të vrarë rumuni Paul-Catalin Botezatu dhe shqiptarët Fluturim Lalaj dhe Afrim Zeneli allias Fotaq Dimeli.
Një pjesë të madhe të këtyre vrasjeve policia greke ja faturoi Dashamir dhe Kreshnik Kasemit, Roland allias Silvio Cares dhe Bledar Ahmetajt, të cilët u arrestuan në vitin 2008, por që jo të gjithë ndodhën ende në qeli.
Në fakt Dashamir Kasemi aktualisht 46-vjec, ose “Dashi” nga Vlora nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Në vitin 1999 ai u arrestua së bashku me shtetasit Edmond Gani, Ilir Sema, Eduard Hila, Maria Kaza, pasi së bashku me të kërkuarin e atëhershëm Genti Gjika, u akuzuan për torturimin duke e djegur me hekur e cigare 18-vjecarin atehere Edi Myftari.