‘Faturat e paguara për Arben Ahmetajn’, janë tashmë çështja më e nxehtë mediatike dhe politike, tek kjo e fundit deri tani të vetmit që heshtin janë, Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe Lulzim Basha.
Kjo çështje e cila është nxjerr here pas here nga opozita si afera më e madhe e korrupsionit që është bërë në Shqipëri, tashmë po heshtet edhe pse media kanë dalë faturat e ish-ministrit, Arben Ahmetajt që janë paguar nga Klodian Zoto.
Gazetari Adriatik Doçi, pretendon se mospërfshirja e Ahmetajt në hetime ka qenë e qëllimshme dhe akuzon dy prokurorët Klodian Braho dhe Ened Nakuçi për shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.
Raste të ngjashme, nga po i njëjti prokuror, Klodian Braho i cili 2 vite më parë kërkonte dënimin e3 gjyqtarëve Klinton Spahiu, Petrit Çenon dhe Petraq Dhimitrin me 9.5 vite burg.
Kujtojmë se këta 3 gjyqtarë në tetor të 2014, Petrit Çeno, Klinton Spahiu dhe Petraq Dhimitri udhëtuan drejt Spanjës për të parë ndeshjen e futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës me shpenzime të biznesmenit Namik Sadiku.
Pagesa për udhëtimin në Spanjë për të parë 'El Clasicon', sipas hetime të bëra nga prokurori Klodian Braho, lidhej pikërisht me një vendim në favor të biznesmenit. Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.
Hetimet e prokurorit Klodian Braho për 3 gjyqtarët dhe përfundimi i tyre.
Sipas prokurorisë, me ardhjen e letër-porosisë nga autoritet spanjolle dhe ato italiane rezulton se tre gjyqtarët kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas Spanjës, për të parë derbin “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Prokuroria ka kërkuar ndihmën e drejtësisë italiane për të marrë në Napoli dëshminë e shtetasit Ferdinando Mollo, i cili ka pranuar se kishte për vizitë në vilën e tij katër persona, dy prej të cilëve nuk i njihte. Episodi i dytë i prokurorisë, sërish u referohet udhëtimeve në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën orë me avion i tre gjyqtarëve së bashku me biznesmenin, ndërkohë që biletat janë prerë sërish tek e njëjta kompani udhëtimi dhe përsëri numrat e prerjes janë të njëpasnjëshëm.
Nga hetimet, thotë prokuroria, tre gjyqtarët kanë udhëtuar për të parë ndeshjen e futbollit në Madrid mes Realit dhe Barcelonës. Sërish prokuroria i ka kërkuar ndihmë drejtësisë spanjolle për të zbuluar vendin ku ishin akomoduar tre gjyqtarët. Drejtësia spanjolle i thotë prokurorisë se, gjyqtarët kishin qëndruar në dhoma dyshe që janë paguar nga këshilltari i ambasadës shqiptare në Spanjë, shtetasi Fatjon Pula me vlerën e 441 euro. I njëjti punonjës i ambasadës, Fatjon Pula, ka paguar edhe dhomën e biznesmenit, i cili fillimisht ka rezervuar të njëjtin hotel me gjyqtarët dhe më pas është zhvendosur në një hotel prej 346 euro nata.
Por, pavarësisht se rezulton të ketë paguar dhomat e gjyqtarëve, këshilltari i ambasadës ka mohuar të kishte njohje me ta, ndërkohë që ka pranuar të ketë paguar dhomat e biznesmenit. Prokuroria thotë se gjatë kësaj kohe biznesmeni ka komunikim telefonik aktiv me trupën e gjyqtarëve, por për Krimet e Rënda këto nuk mund të konsiderohen prova që mund ta bindin atë se, gjyqtarët kanë dhënë një vendim të padrejtë.
“Pas këtij udhëtimi tre gjyqtarët janë shprehur me vendim në favor të qytetarit Namik Sadiku, cili edhe i kishte blerë biletat e udhëtimit dhe pagesat e hotelit në Spanjë”.
Gjykata e Posaçme e Apelit i dënoi asokohe me 4 vite shërbim prove tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit, Petrit Çeno, Klinton Spahiu dhe Petraq Dhimitri, të akuzuar për korrupsion. Gjithashtu, Apeli vendosi që gjyqtarët nuk mund të ushtrojnë funksione publike për 3 vite.
Edhe në rastin e konçesionit të inceneratorëve ishte ministri, Arben Ahmetaj i cili sipas Ramës ‘hapi thesin’ e buxhetit të shtetit dhe vendosi dhënien e këtij konçesion, njërit prej pronarëve Klodian Zotos.
Gazetari Adriatik Doçi publikoi të tjera pagesa që kanë shkuar në favor të ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj, prej Klodian Zotos, një prej pronarëve të kompanive që fituan të drejtën e landfillit dhe djegies së mbetjeve.
Sipas tij në 13 gusht të vitit 2015, Zoto ka paguar 3500 euro për qëndrimin në tre ditë të Arben Ahmetajt në hotelin "Beverli Hills" në Francë, duke shtuar se vendndodhja është edhe pranë një marine jahtesh.
Më tej një vit më pas në 11 tetor 2016 pagesa shkon për Erjola Hoxhën. Faturat e reja të dala nga emaili i Klodian Zotos vijnë pas denoncimit të pak ditëve më parë në SPAK për shuma deri në 4,544 euro të shlyera me kartën e tij të kreditit të aksionerit të incineratorëve për Ahmetajn për hotele në Bukuresht, Vjenë dhe Milano.
Pavarësisht akuzave të ngritura nga media, prej SPAK ende nuk ka një deklarim për ish-zëvendëskryeministrin, edhe pse ai shfaqet në dokumentet për procedurat e miratimit të koncesioneve. Madje në Komisionin Hetimor, Ahmetaj ka deklaruar se nuk e njihte, Klodian Zoton, i cili prej disa muajsh është nën kërkim.
Këto dy raste janë aq të ngjashme dhe janë në dorën e po të njëjtit prokuror, Klodian Braho i cili sipas një ish-kolegu të tij, Eugen Beci i cili thotë se “Prokuroria do të vendos mbi fatin e kallëzimit brenda 15 ditëve”. Sipas tij besimi tek prokurorët Ened Nakuçi dhe Klodian Braho, varet nga kallëzimi që ka bërë gazetari Adriatik Doçi.
Pra a do të ndjek të njëjtën rrugë prokurori i SPAK, Klodian Braho si në rastin e 3 gjyqtarëve duke nisur hetimet për faturat e paguar për ish-ministrin, Arben Ahmetaj nga biznesmeni, Klodian Zoto.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.