E pranishme në konferencën “Konsolidimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor”, ambasadorja amerikane Yuri Kim dha mesazhe të forta sa i takon reformës në drejtësi si edhe pritshmëritë e SHBA në të ardhmen për këtë cështje.
Yuri Kim deklaroi sot se do të jetë në Shqipëri edhe ca më gjatë, teksa pak ditë më parë Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme pohoi nisjen e procedurave për zëvendësimin e saj.
Deklarata vjen një ditë pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ambasadorja Kim theksoi se ajo që ka mësuar gjatë 3 viteve të saj është se këtu ka një sfidë të madhe.
‘Marrëdhënia me SHBA, investimet amerikane s’kanë qenë kurrë më të larta. Duhet të ketë më shumë, por duhet të ketë drejtësi. Ata duhet ta dinë se kur shkojnë në gjykatë gjykatësi do vendosi për atë që është në përputhje me ligjin jo kush ka paguar më shumë apo ka bërë kërcënimin’, u shpreh ndër të tjera ambasadorja Kim.
Me këtë mesazh ambasadorja amerikane, la të kuptohej se zyrtarë e lartë të akuzuar për korrupsion duhet të hetohen. Le të marrim çështjen që po zien më fort këto ditë, një kallëzim të depozituar disa ditë më parë në SPAK nga gazetari Adriatik Doçi, ku pretendohet se prokurorët Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi që po hetojnë dosjen e inceneratorëve, kanë fshehur provat të cilat fajësonin ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj.
Kallëzimi pretendon se Zoto kishte paguar disa hotele jashtë vendit në të cilat ka qëndruar Ahmetaj. “Janë fshehur hetimet nga dy prokurorët e SPAK, për të mbrojtur Arben Ahmetajn,” deklaroi Doçi për mediat.
Ambasadorja Yuri Kim dy muaj më parë, ishte shumë e ashpër me prokurorët ku pohoi se duhet të bëjnë detyrën e tyre dhe se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, teksa shprehej se qytetarët shqiptarë duhet të besojnë në drejtësi dhe se një ardhme më e mirë do të vijë.
Deklaratën ambasadorija Kim e bëri teksa ishte e pranishme në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese:
‘Unë ju them ndaloni, koha për të bërë telefonata për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga e shkuara, formojnë bazat për një tjetër sekret të erret, kjo kohë ka përfunduar. Kjo kohë ka përfunduar. Keni mbushur xhepat, tuaj dhe të të fëmijëve tuaj. Ndaloni!’, deklaronte ambasadorja Kim.
Por a do ndalet ambasadorja Kim në dosjen e Arben Ahmetajt dhe tu tregojë prokurorëve të SPAK, Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi se ky hetim duhet të nis dhe çuar deri në fund. Pasi shqiptarët duan ndëshkim për të korruptuarit dhe besojnë në SPAK kur ai vepron dhe heton politikanë të nivelit të lartë që i kanë shkaktuar ‘gjakderdhje financiare’, buxhetit të shtetit.
Ambasadorja Kim ka qenë shumë e ashpër me prokurorët dhe e drejtëpërdrejtë me ata, a do t’i përsërisë thirrjet për “mbushje xhepash” ndaj Ened Nakuçit dhe Klodian Brahos në rastin e fshehjes së provave të Ahmetajt? Kjo mbetet për tu parë!
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Më poshtë janë fatura të paguara nga biznesmeni në kërkim nga SPAK, Klodian Zoto për ish-ministrin Arben Ahmetaj në Hotele luksoze: