Në një kallëzim të depozituar të premten në SPAK nga gazetari Adriatik Doçi, pretendohej se prokurorët Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi që po hetojnë dosjen e inceneratorëve, kanë fshehur provat të cilat fajësonin ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj.
Kallëzimi pretendon se Zoto kishte paguar disa hotele jashtë vendit në të cilat ka qëndruar Ahmetaj. “Janë fshehur hetimet nga dy prokurorët e SPAK, për të mbrojtur Arben Ahmetajn,” deklaroi Doçi për mediat.
“Kam kallëzuar Arben Ahmetajn për përfitimet që ka patur nga Klodian Zoto. Në kompjuterin e tij janë gjetur pagesa për ish-ministrin Ahmetaj”, shtoi ai, në një deklaratë për mediat pasi dorëzoi kallëzimin.
Por ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj mohoi të premten përmes një mesazhi t’i ishin paguar udhëtime jashtë shtetit nga Klodian Zoto .
“Nuk është e vërtetë. Akuza publike apo jo publike le të ketë. Nuk ka asnjë lidhje. Unë kam qenë në gjithë botën mbarë,” tha Ahmetaj, i cili nuk pranoi të jepte detaje për udhëtimet e përmendura në kallëzim, duke thënë se i përkisnin jetës së tij private.
Arben Ahmetaj disa kohë më parë duke dëshmuar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku është pyetur nëse ka patur ndonjë kontakt me Klodian Zoton, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK. Ahmetaj u shpreh se nuk ka patur asnjë kontakt dhe nuk e ka Zoton as gjak dhe as ka lidhje familjare me të.
Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:
Por në dokumentat e publikuar ditën e djeshme vërehet se shtetasi në kërkim Klodian Zoto, i ka kërkuar hoteleve me 5 yje, rezervime për ish-Ministrin e Financave Arben Ahmetaj dhe bashkëshorten e tij, Erjola Hoxha.
Këshilla për ish ministrin Ahmetaj, të udhëtosh është mirë, por çështja është me paratë e kujt...
Heshtja e opozitës:
Por në lidhje me këtë skandal Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike e Rithemelimit, deri më tani e kanë kyçur gojën. I vetmi që ka publikuar këto dokumente është deputeti i PD-së Gazment Bardhi.
Bardhi shkruan në postimin e tij se korrupsioni i Edi Ramës dhe Qeverisë së tij me aferën e inceneratorëve, po qartësohet dita-ditës.
Deputeti i PD-së shton më tej se mijëra euro shpenzime të përfituara nga Arben Ahmetaj dhe të padeklaruara prej tij, (një vepër tjetër penale), janë prova të qarta dhe të pakontestueshme korrupsioni, për të cilat SPAK duhet të veprojë menjëherë.
Kush ua mbylli gojën mediave opozitare?
Denoncimi nuk është trasmetuar nga mediat që pretendojnë që janë opozitare, që në vend të pasqyrojnë këtë denoncim të fortë, merren ende me deklaratën e ministres së Jashtme Olta Xhaçka për largimin e ambasadores amerikane Yuri Kim nga Tirana.
Përveç portalit “Syri” dhe "Hashtag", të gjitha mediat e tjera, edhe ato opozitare kanë heshtur. Por pse ka ndohur kjo, kush ua mbylli gojën mediave?
Reagimi i gazetares Aranita Brahaj
FUNERALI I SPAK
Ndersa Ahmetaj ishte pothuajse i djegur (ikur nga cdo post ekzekutiv), askush ska per ta ditur kurre se cfare urdher ndjekje penale po përgatisnin prokuroret Braho dhe Nakuci pak ore perpara se ti "digjte" makineria e PUSHT-ETIT !
Kush do e verifikoje ishin apo nuk ishin ne dosje provat per udhetimet e Ahmetajt!
Spak ne nje vend ish Komunist si shqiperia mbetet nje enderr Reformash!!/VoxNews