Ekskluzive/ Ish-truproja e Berishës tregon se ku gaboi ‘siguria’: As Meta nuk duhej t'i afrohej

7 Dhjetor 2022, 12:55Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Ish-kryeministri, Sali Berisha dhe ish-truproja e tij, Osman Levenaku

Ditën e djeshme Gerti Shehu, 31-vjeç  sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.

31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 

Ish truproja i Sali Berishës, Osman Levanaku ka reaguar në një intervistë për VoxNews ku ka folur se si duhet të vepronin truprojat e Berishës që të parandalonin sulmin ndaj ish-kryeministrit.

Levenaku: Një protestë e tillë duhej vlerësuar maksimalisht pasi ishte përpara Europës nuk kishe kundërshtarë nga ana tjetër pasi ishte protestë paqësore që po zhvillohej. Ka një protokoll  që duhet ndjekur truproja nuk duhet ta largojë kurrë vëmëndjen nga njerëzit dhe të ftuarit, ai duhet të jetë vigjilent në personin që ruan nuk ka çfarë i duhet kush është në krah të Berishës.

Askush nuk duhej ti afrohej, as Meta më shumë seç duhej e jo më të tjerët. Truprojat duhet ta ndjejë atë që nuk e sheh dhe duhet të jetë më shumë se çdo person tjetër, duke bërë detyrën dhe vigjilenca në maksimum.

Levanaku është shprehur për VoxNews se liderin para se ta ruash duhet ta ndjesh si: prind, vëlla etj dhe se ky incident shmangej shumë kollaj. Ish-trupoja ka pohuar se Rama nuk ka patur interes që Berisha të qëllohej në sy të Europës.

Levanaku: Duhet liderin ta duash para se ta ruash ta ndjesh sip rind si vëlla, ishte shumë e shmangshme dhe nuk donte ndonjë profesionalizëm të madh. Truprojat e tij treguan se nuk janë profesionist  dhe ata dështuan, unë kurrë nuk e mendoja se do i ndodhte kjo gjë. Nuk e mendoja se Berisha mund të gjuhej në sy të Europës edhe pse Rama është I lidhur me bandat. Protokolli duhej ndjekur patjetër, truprojat nuk duhet të shihte sat ë lumtur ishin njerëzit por sytë dhe zemrën duhet ta kishin tek lideri.

Ai ka folur edhe për mënyrën se si silleje Berisha me truprojat e tij dhe si ka qenë situate me të në vitin e errët 1997. Levaku ka folur edhe se si hynë në Vlorë ku Berisha nuk lejohej të shkonte as për takime elektorale.

Levanaku:  Kam shkuar për here të parë në Vlorë me benzin e Berishës, aty ku ambasadorët bënin baste me njëri-tjetrin a do futet apo jo Berisha në Vlorë. Ndërkohë që Berisha vetë kurrë  nuk e kishte vënë në dyshim që në Vlore do shkonte, në Elbasan e kam hapur rrugën e bllokuar me polici me armë në dorë, në Berat etj.

Ish-truproja i Berishës Osman Levanaku, ka treguar se tashmë është pa punë dhe nuk pranohet në polici edhe pse i ka fituar gjyqet. Ai tregon se kjo bëhet për të vetmen arsye se ishte ish-truproja i Sali Berishës edhe pse ësht I kualifikuar për këtë profesion.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video