VIDEO/ Pothuajse identike, sulmi ndaj Berishës si ai ndaj Berlusconit para 13 vitesh

6 Dhjetor 2022, 18:33Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha dhe Berlusconi

Ish-kryeministri Sali Berisha u godit sot me grusht nga 31-vjeçari Gerti Shehu, para nisjes së protestës që ishte paralajmëruar të mbahej njëkohësisht me samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Shehu, iu shmang truprojave dhe e goditi me grusht Berishën drejt e në fytyrë, por më pas truprojat e ish-kryeministrin iu kundërpërgjigjën duke e dhunuar. Fotografitë me fytyrën e Berishës të gjakosur bënë xhiron e rrjetit dhe pushtuan edhe faqet kryesore të mediave të huaja.

31-vjeçari, sipas një dokumenti të lëshuar nga mjekësia, vuan nga probleme të shëndeiti mendor. Kjo gjë është e konfirmuar edhe familjarët e tij, por edhe nga mjeku që e trajtonte Sadik Lala.

Deri tani, nuk ka provuar se kemi të bëjmë me një sulm të urdhëruar nga politika, pavarësisht pretendimeve nga ana e Berishës.

Por, një rast pothuajse identitik, ka ndodhur edhe me ish-kryeministrin e Italisë Silvio Berlusconi.

Më 13 Dhjetor të vititi 2009, teksa Berlusconi mbante një miting në sheshin "Piazza Duomo" të Milanos u godit në fytyrë nga një statujë e hekurt e Katedrales së Milanos. Ngjarja ndodhi në momentin kur Berlusconi po futej në makinë dhe po përshëndetej me mbështetësit e tij, teksa statujën e hodhi nga largësia, 42-vjeçari në atë kohë, Massimo Tartaglia. 

Berlusconi u shfaq i gjakosur në fytyrë, teksa mbështetësit e tij iu sulën agresorit. Massimo Tartaglia vuante prej 10 vitesh nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk njihej si një aktivist. Atij iu gjetën në xhep edhe një suvenir i vogë, një kryq, si edhe një kanaçe me spraj piperi.

Më poshtë, videot e të dyja sulmeve ndaj liderëve politik./VoxNews

 



Video