
Në një lidhje telefonike me emisionin “Pa Gjumë”, xhaxhai i Ervis Martinaj është shprehur se është i sigurt që Vis Martinaj e kanë vrarë. Ai akuzon vazhdimisht kryeministrin për vrasjen e tij.
“Ervisit i kanë zhdukur kufomën, e kanë vrarë jam 100 përqind i sigurt. E di kryeministri se ku është”, tha Faik Martinaj.
“Edi Rama na e ka dhënë mesazhin që në fushatën e vitit të kaluar, që i ka thënë se “i them atij drejtorit të basteve” dmth që atëherë na ka kërcënuar, se “ia dimë targën e makinës” e kështu dmth. Unë e di zhdukjen e nipit tim, është kryeministri, organizatori është kryeministri Edi Rama me bandat e tij edhe me gjithë oligarkët që i kanë interesat nga bregdeti i jugut”, shprehet Martinaj.
"Hasmi nuk të zhduk xhenazen”, tha ai për mediat.
Faik Martinaj ka deklaroi se pasojat për Ervis Martinajn kanë ardhur pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Ky i fundit tha se Ervis Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro për të eliminuar ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Doklen.
“Ervisi më dërgoi mesazh më 9 gusht, rreth orës 19:23, na përshëndeti, s’na tha ku ishte” shtoi Faik Martinaj.