Përplaset për vdekje këmbësorja në Tiranë, arrestohet shoferi (EMRI)

29 November 2022, 12:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplaset për vdekje këmbësorja në Tiranë,
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje është regjistruar në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se shtetasi Ruzhdi Taka, 38 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen Sh. A., 51 vjeçe. Këmbësorja nuk ka arritur dot t'iu mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesi në zonën e Kombinatit, teksa ditët e sotme, i është komunikuar masa e arrestit shoferit Ruzhdi Taka.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video