Ekzekutohet me plumb pas koke 42-vjeçari shqiptar në Gjermani

29 November 2022, 09:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekzekutohet me plumb pas koke 42-vjeçari shqiptar në Gjermani
Vendi i ngjarjes

Një shqiptar është ekzektuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Krefeld, në veriperëndim të Dyseldorfit, Gjermani. Mediat vendase raportojnë se viktimë ka mbetur një 42-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Shqiptari ka qenë duke udhëtuar me biçikletë, në momentin kur është qëlluar disa herë nga mbrapa, duke u rrëzuar i vdekur në mes të rrugës. Ai u qëllua me plumb pas koke nga një distancë e afërt.

Pas ngjarjes, autorët ende të pa identifikuar, janë larguar me shpejtësi. Policia po punon për të bërë të mundur zbardhjen e ngjajres dhe identifikimin e autorëve. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

Ekzekutohet me plumb pas koke 42-vjeçari shqiptar në Gjermani


Video