Diell apo shi? Temperatura deri në -4°C, ja si do të jetë moti ditën e sotme

29 November 2022, 07:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Diell apo shi? Temperatura deri në -4°C, ja si do të jetë
Foto ilustruese

Ditën e sotme, e martë, pritet një mot pa reshje, por me temepratura të ulëta.

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në pjesën e parë të ditës dominim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin në vendin tonë kalime vranësirash në për të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat pritet të jenë në shtrirjen Lindore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.


Video