Ka reaguar policia në lidhje me të shtënat me armë zjarri tek selia e PD-së në Kurbin.
Burime zyrtare bëjnë me dije se personi që ka qëlluar me armë është shtetasi Van Rica, 53 vjeç, pasi është konfilktuar me nënkryetarin e degës Kastriot Marku (Prenga).
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbledhjes së kryesisë së degës dhe kandidatëve të primareve për zgjedhjet lokale. Policia njofton se në debat e sipër, Van Rica ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik. Mësohet se ata mbështesnin kandidat të ndryshëm për procesin e "Primareve".
Policia njofton se ka shpallur në kërkim 53-vjeçarin për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Po ashtu, janë shoqëruar në komisariat disa shtetas të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit Van Rica
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën demokrati, tashmë i shpallur në kërkim, dyshohet se ka qëlluar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.
vijon.