Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Laç.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit dhe disa demokratë pas takimit në selinë e PD-së, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe mësohet se njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Të shtënat janë regjistruar pas mbledhjes së kandidatëve të primareve për zgjedhjet lokale dhe kryesisë së PD-së Kurbin. Mësohet se konflikti është regjistruar mes nënkryetarit të degës Kastriot Marku dhe një anëtari.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe mësohet se ka shpallur në kërkim personin i cili ka qëlluar me armë dhe është larguar me shpejtësi.