Shumë shtete kanë uruar Shqipërinë për 110 vjetorin e Pavarësisë, por duket se më i veçanti vjen nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kulla më e lartë në botë, “Burj Khalifa” që gjendet në Dubai, është “veshur” pasditen e së hënës me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi.
Videoja është postuar në faqen zyrtare të "Burj Khalifa" në Instagram ku shkruhet: "Burj Khalifa ndizet me flamurin shqiptar për festën e tyre kombëtare. Ne i urojmë prosperitet dhe rritje." Gjithashtu në sfond gjatë videos, ata kanë vendosur edhe himnin kombëtar shqiptar.
Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në Dubai dhe një ndër më të lartat në botë. Ajo ka një gjatësi prej 828 metrash. Ndërtesa ka 163 kate, nga të cilat 9 hotele.
View this post on Instagram