Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar mëngjesin e sotëm në Krefeld të Gjermanisë, ku u ekzekutua një shqiptar.
Mediat e huaja bëjnë me dije se kanë qenë dy persona që e kanë ekzekutuar shqiptarin dhe se 42-vjeçari ishte një person i skeduar për drogë.
Viktima jeton në Gjermani që nga viti 2018 dhe është denoncuar disa herë në polici për krime të ndryshme. Kryeprokurori publik i Krefeld, Axel Stahl, përjashton që të jetë një viktimë rastësore, por një krim i synuar.
Sipas Stahl, viktima kishte një histori të përfshirjes në pazare të paligjshme të narkotikëve. Sakaq, dëshmitarët okularë i kanë dhënë policisë edhe pamjen e autorëve.