Kryemadhi denoncon Veliajn nëpërmjet shkresave të siguruara nga Belinda Balluku!

12 December 2023, 12:52Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryemadhi denoncon Veliajn nëpërmjet shkresave të siguruara nga
Erion Veliaj/ Monika Kryemadhi/ Belinda Balluku

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, thirri këtë të martë një konferencë për shtyp, ku foli gjatë për inceneratorin e Tiranës.

Kryemadhi publikoi një shkresë, burimi i së cilës ishte Belinda Balluku, si zv.Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku i drejtohet Bashkisë së Tiranës për të plotësuar njësinë e zbatimit të projektit të inceneratorit të Tiranës.

Kjo njësi ka në dorë mbikëqyrjen e punimeve dhe zbatimit të kontratës.

Sipas Kryemadhit, njësia nuk ka funksionuar për shkak të mungesës së përfaqësuesit të Bashkisë së Tiranës, edhe pse po në këtë njësi marrin pjesë edhe institucionet e tjera, përfshirë këtu ministrinë e drejtuar nga Belinda Balluku.

Megjithatë, Kryemadhi e anashkaloi këtë detaj jo pak të rëndësishëm dhe u përqëndrua si gjithmonë te sulmi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, që sipas saj ka zgjedhur të mos çojë përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë në këtë njësi, ndërkohë ka vijuar pagesat për shërbimin e faturuar me 29 Euro për ton.

Por, në gjithë deklaratën dhe denoncimin e Monika Kryemadhit del në pah një tjetër detaj. Ish-kryetarja e LSI-së duket se ka gjetur një tjetër aleancë brenda socialistëve, pas arratisjes së Arben Ahmetajt, njeriu që dyshohet se i ka dorëzuar dosjen e inceneratorëve.

Aleanca e pazakontë këtë herë është me Belinda Ballukun.

Shkresa që mban firmën dhe vulën e kësaj të fundit u përdor nga Kryemadhi për të sulmuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ashtu siç në të shkuarën janë përdorur shkresat e Arben Ahmetajt.

E përbashkëta tjetër është se në të dyja rastet, Kryemadhi tregohet selektive me dokumentacionet dhe deklaratat. Në atë kohë shmangte, madje në intervista televizive edhe e mbronte Arben Ahmetajn, ndërsa sot shmangu Belinda Ballukun, mbrojtjen e së cilës mund ta marrë përsipër në një fazë të mëvonshme.

E vërteta ndërkohë është që Arben Ahmetaj sot është në arrati për shkak të korrupsionit dhe përfshirjes në çështjen e inceneratorëve.

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Më poshtë keni dokumentat e marra nga profili nëfacebooki ish-deputetit, Belind Këlliçi:



Video