Vox News sjell PAMJET, brenda BAZËS së grupit KRIMINAL në Fushë Kuqe!

6 Dhjetor 2023, 11:54Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aleks Lulashi

VoxNews ishte brenda shtëpisë e cila ishte kthyer në bazë furnizimi me mjete për grupet kriminale me qëllim kryerjen e krimeve, në fshatin Gurez të Njësisë Administrative Fushe-Kuqe në Kurbin.

Pronari i banesës në dëshminë e dhënë në polici pas arrestimit, 40-vjeçari Aleks Lulashi, është shprehur se prej shumë vitesh blinte dhe shiste sende të ndryshme, por duke mohuar të ketë lidhe me grupe kriminale.

Ndërkohë banesa e vjetër shërbente si magazinë, pasi 40-vjeçari bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes jetonin në një shtëpi pak metra më larg të ndërtuar gjatë viteve të fundit.

Aparati celular i Aleks Lulashit i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale do të ekzaminohet për të parë komunikimet që mund ketë patur 40-vjeçari, çka mund të ndihmojë në zbulimin e personave që ai bashkëpunonte.

Kjo shtëpi bazë furnizimi me mjete për grupet kriminale me qëllim kryerjen e krimeve, u zbulua nga policia mëngjesin e 5 dhjetorit në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit" dhe si rezultat i hetimeve të thelluara që po kryhen intensivisht për të zbardhur ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura së fundi në territorin e Qarkut të Lezhës.

Video e siguruar nga VoxNews:

Çfarë u sekuestrua në banesë:

-1 automjet tip "Mazda", me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit;

-5 motomjete me fuqi të lartë motorike, të dyshuar të vjedhur;

-4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë;

-400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës, e gatshme për shpërthim;

-Kapuçë si maska, doreza dhe skafanda motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.

Ndërkohë 40-vjeçari Aleks Lulashi po mbahet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Lezhë në pritje për tu njohur me masën e sigurisë në gjykatë./VoxNews

Video