Kandidat për Bashkinë e Tiranës/ Veliaj fshikullon Metën: S’je burrë që e mban fjalën, dil po ta mbajti!

20 June 2022, 17:55Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kandidat për Bashkinë e Tiranës/ Veliaj fshikullon Metën:
Ilir Meta dhe Erion Veliaj

Që në fillim të marsit 2019-të, kur thirri protestë duke vendosur precedentin e parë në historinë moderne të Shqipërisë të një presidenti që thërret popullin në protestë kundër qeverisë, Ilir Meta e ka përsëritur shpesh ‘referendumin e gatishmërinë për t’u përballur me mazhorancën në zgjedhje’.

E përsëriti këtë qëndrim në kulmim të përplasjes me socialistët për radhën e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese në nëntor të 2019-s, e përsëriti përgjatë 2020 dhe e ritheksoi para 25 prillit 2021, kur edhe ato zgjedhje i cilësoi një referendum.

Por, aq herë sa i ka sfiduar socialistët me përballje në kutinë e votimit, aq herë është mundur e tërhequr në vitet e fundit. Në referendumin e 25 prillit 2021, LSI-ja e drejtuar nga bashkëshortja, Monika Kryemadhi mori vetëm 4 mandate.

Tani po përflitet se Meta do të kërkojë sërish përballje në kutinë e votimit, madje mezi pret që ta realizojë këtë përballje. Koha nuk është larg. Sfida e parë për ta testuar veten pas 5 vitesh në Presidencë janë zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, ku thuhet se Meta po mendon kandidimin.

Mundësitë i ka. Pas 24 korrikut ka deklaruar se do të rikthehet fuqishëm në politikën aktive, do ta sfidojë mazhorancën aktuale me çdo mjet, pra shkurtimisht ‘do të bëjë namin në opozitë’, sikur pesë vite në Presidencë mbajti unitetin e popullit.

Pra, i zhveshur nga kostumi i presidentit, Ilir Meta mund ta shpallë veten kandidat që më 25 korrik, madje të fillojë edhe fushatën si ‘i papunë’ që do të mbetet pas kësaj date dhe të sfidojë Erion Veliajn në zgjedhjet që pritet të mbahen mes 15 prillit dhe 15 majit të vitit të ardhshëm.

Nga socialistët, kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj ja hodhi dorezën e sfidës.

“Njerëzit thonë mos kandidon Ilir Meta? Unë u përgjigjem: Ishalla! E dimë se ai nuk është nga ata burra që e mban fjalën, por them ishalla kandidon! Ne i kemi mundur edhe Ilirin, edhe Saliun; i kemi mundur edhe veç e veç, i kemi mundur edhe të dy bashkë, prandaj s’na intereson fare! Ne na nxjerr faqebardhë fakti se bëjmë llogaritë tona, prandaj në këtë periudhë do të rigjenerojmë partinë tonë”, tha Veliaj gjatë takimit me socialistët e Njësisë 3.

Vetëm, apo me Saliu, Ilir ka mundësinë që ose të mbajë fjalën e të sfidojë mazhorancën me votë në testin e Tiranës, ose ta kalojë edhe këtë premtim për përballje në pritje që do ta mbulohet nga koha në heshtje.

 

 


Video