110 vjetori i Pavarësisë, Rama propozon mbajtjen e Kuvendit të përbashkët me Kosovën

20 June 2022, 12:07Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
110 vjetori i Pavarësisë, Rama propozon mbajtjen e Kuvendit të
Edi Rama

Gjatë mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, kryeministri Edi Rama foli me shifra në lidhje me rritjen e investimeve të Kosovës në vendin tonë. Ai tha gjithashtu se në Shqipëri janë të regjistruara mbi një mijë biznese kosovare.

"Unë e hoqa fjalimin e përgatitur për tu përqendruar në disa pika që evidentojnë më së miri rezultate konkrete të një bashkëpunimi konkret. Falenderoj Albinin duke thënë publikisht që në sy të gjithë atyre që na ndjekin se është një kënaqësi e veçantë. Kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë.

Dua të them disa shifra. Dua të sjell në vëmendje është që sot në Shqipëri rezultojnë të regjistruara mbi 1000 biznese nga Kosova. 1081 janë 100% janë pronësi të Kosovës. Kur kemi nisur punë nga afër kemi pasur një volum të shërbimeve tregtare 160 mln euro, ndërsa sot shpenzojmë 433 mln euro. Kemi hyrë në zonën kur shifrat marrin një lloj serioziteti. Investimet e Kosovës në Shqipëri, në 2017, 9 mln euro në 2021 139, mln euro. E fundit që dua të sjellë në vëmendje ëhstë fluksi i investimeve në vlerën më të lartë historike, ka qenë 16 mln i 2018. Ndërkohë jemi në 41 vitin 2021, një indikator shumë i mirë. Kemi mundësinë ta intesfikojmë dhe të shtojmë volumin e investimeve. Dua t’u kujtoj ministrave se kemi një protokoll të nënshkruar në prill në Morinë për kalimin praktik të kufirit. Në këtë sezon është e palejueshme të kemi probleme të natyrës që kemi patur vite me parë dhe radha të pafundme për shkak të kontrolleve të pafundme.

Kemi ardhur me përfaqësues të kompanive për të prezantuar studimin e Portit të Durrësit i cili shtrihet nga Durrësi në Prishtinë me Portin pritës në Durrës dhe Portin e Thatë të Prishtinës çka përben një projekt me rëndësi strategjik i cili ka brenda edhe projektin e hekurudhës. Porti ushtarak me bazë të NATO-së në Durrës." - tha Rama.

Kryeministri Rama ka propozuar më tej dhe mbajtjen e një Kuvendi të përbashkët Shqipëri-Kosovë për rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Do ju propozoj që meqë jemi në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, të kishim në nëntor të parin kuvend të përbashkët me të dyja parlamentet e mbledhura në një dhomë ku po na u dha mundësia e po u ra dakord, të na jepet dhe ne të dyve privilegji të adresojmë këtë dhomë të përbashkët të Kuvendit, por nëse bashkë arrijmë të bindim të dy Kryesitë e Kuvendit në Kosovë e në Shqipëri që të kemi këtë Kuvend të përbashkët, të japim dhe mesazhin për të gjithë ato që lexojnë sloganet e mbledhjeve që nuk janë slogane boshe. Të kemi një Kuvend të përbashkuar të nëntorit. Besoj është projekt që vlen”, tha Rama.


Video