Gazetari: Pse nuk arrestohen 3 prokurorët e SPAK-ut, pastaj të gjejnë kush e nxorri sekretin?

17 June 2022, 12:14Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetari: Pse nuk arrestohen 3 prokurorët e SPAK-ut, pastaj të
Lutfi Dervishi

Gazetari Lutfi Dervishi ka komentuar paralajmërimin e SPAK lidhur me publikimin e materialeve hetimore nga media. Dervishi sjell si rast të ngjashëm arrestimin e ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi dhe mbajtjen e tij në burg gjatë kryerjes së hetimeve.

Ai pyet pse nuk arrestohen tre prokurorët e SPAK-ut lidhur me daljen e sekretit hetimor e më pas të gjendet rrugës kush e nxorri sekretin njësoj si në rastin e Gëllçit i cili u arrestua dhe u mbajt në burg teksa prokuroria gërmonte nëse ishin kryer shkelje.

Postimi:

"Thoma Gëllçin ish drejtorin e RTSH në fillim e arrestuan, pa e ditur nëse kishte ose jo shkelje. Pastaj filluan të gërmojnë a kishte ndonjë shkelje dhe a ishte Thomai qe kishte bërë shkeljen?!

SPAK-ut i kanë dalë sekretet. Është e qartë shkelja dhe në gjuhën gjyqtarëve dhe prokurorëve ky quhet fakt i ditur botërisht!

Pyetje:

Pse nuk arrestohen 3 prokurorët e SPAK -ut pastaj të gjejnë kush e nxorri sekretin???

P.S. sa për kulturë juridike, Kodi Procedures Penale që i referohen prokurorët nuk vlen për gazetarët, por palët që janë në proces pra prokurorë - avokatë!", nënvizon Dervishi.


Video