
Italianët kanë nën hetim edhe djalin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi në dosjen e bujshme të kontrabandës së ilaçeve dhe të falsifikimit të dokumentave me qëllim udhëtimi drejt italisë gjatë pandemisë.
Në Shqipëri, lajmi mori dhënë pas publikimit të këtij denoncimi nga Sali Berisha. Të gjithë u morën me faktin që nën hetim ishte djali i ministrit të Brendshëm, ndoshta me të drejtë.
Pak e dinin faktin tjetër që Endi Çuçi, djali i Bledi Çuçit punonte pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, një organ i ri i krijuar në kuadër të reformës në drejtësi. Pra, Endi Çuçi po punonte për drejtësinë e re.
Ky fakt e bën edhe më të rëndë lajmin se sa thjesht fakti që është djali i ministrit. Më shumë se djali i ministrit, lajmi është se një punonjës i drejtësisë së re, asaj që u investuan në para e burime njerëzore shqiptarë e ndërkombëtarë akuzohet për falsifikime dokumentacionesh dhe pjesë e një grupi kontrabandistësh ilaçesh.
Pra, kur një punonjës i drejtësisë së re akuzohet për krime të tilla, qytetarët me të drejtë mund të mendojnë se “e re” kjo drejtësi vetëm në emër është dhe se ajo ka qimen ka ndërruar, por zakonin s’e ka harruar.
E gjithë akuza ndaj Endi Çuçit është një tjetër goditje e rëndë për reformën në drejtësi, pas atyre të anëtarëve të komisioneve të vettingut, që gjithashtu u akuzuan, dënuan e dorëhoqën për falsifikime dokumentacioni, apo mosdeklarim faktesh.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.