
Prej orës 18:00, me vendim bordi një litër naftë shitet në Shqipëri për 265 lek. E konvertuar në euro dhe me kursin ditor sot, litri i naftës është 2.22 euro.
Çmimi e fut Shqipërinë në listën e vendeve më të zhvilluara të botës, ku një litër naftë shitet mbi 2.2 euro. Në total janë 17 vende të tilla.
Në krye qëndron Hong-Kongu, ku një litër naftë shitet thuajse 3 euro, Norvegjia e dyta me 2.7 euro, Danimarka me 2.65 euro, po aq edhe Islanda. Mbi këtë shifër lista vazhdon me Singaporin, Monakon, Holandën e Suedinë.
Deri para këtij vendimi të bordit, sipas Global Petrol Prices, çmimi i naftës në Shqipëri shitej pothuajse sa në Zvicër. Falë bordit Zvicrën e lamë pas dhe jemi drejt rrugës për të kapur standardet e vendeve skandinave...sigurisht, këto standarde po i kapim vetëm në çmimi, se në cilësi jete, rroge, mirëqeverisjejej jemi pranë vendeve afrikane.
Nga Afrika, mbi 2.2 euro litri i naftës shitet vetëm në Republikën e Afrikës Qendrore, ku për shkak të varfërisë, ky produkt dhe vetë automjetet nuk janë mjete pune, por luksi.

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.