Ftoi Berishën në Kuvend / A e ka paguar Shkëlzeni burrin e Blerina Gjylametit? Një akuzë e disa fakte. Kompania e eventeve me adresë te pallati i Berishajve 

9 Prill 2024, 15:54Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Unë mendoj se duhet të thërrasim edhe z. Berisha se kemi ngjarje....", u shpreh deputetja Blerina Gjylameti në mbledhjen e parë të komisionit hetimor për sistemin TIMS, duke befasuar edhe vetë përfaqësuesit e Rithemelimit në Komision.

Deputetja u tërhoq më pas nga ky propozim, duke u justifikuar se kishte bërë ironi, shaka e të tjera si këto. Por, gazetari Adriatik Doçi ngre dyshimet se pas propozimit befasues të deputetes së Partisë Socialiste për të nxjerrë disa orë nga arresti shtëpiak Sali Berishën, sa për të evituar djegien e mandatit të deputetit në korrik mund të fshihet një histori pazaresh deri edhe pagesash nga Familja Berisha, në përpjekje për të çarë rrethimin penal.

Për të kuptuar 'ironinë' e deputetes socialiste Blerina Gjylameti, gazetari sjell disa fakte, disa rrethana dhe një akuzë e paprovuar.

Në 13 dhjetor 2021, kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi se bashkëshorti i deputetes socialiste Blerina Gjylameti ka sjellë nga Italia skenografinë për Kuvendin e 11 dhjetorit në stadiumin “Air Albania”, kur Sali Berisha, përmes një procesi ende të panjohur nga gjykata, mori partinë, duke shkarkuar Bashën, i cili në shtator ishte distancuar nga Berisha pas shpalljes non grata nga SHBA.

"Blerina Gjylameti i thotë Alibejat pas datës 11 nuk do jesh më. Burri i vet sjellë skenën në Arenën e Hajnisë. Këta kujtojnë se janë ata që kanë qenë. Ja kam thënë Sali berishës nuk jamë më 17 vjeç kur jemi takuar, por jam 47 vjeç, prindër i 2 fëmijëve. Nuk ka trajton më si fëmijë", tha Basha.

Blerina Gjylameti hodhi poshtë si shpifje akuzat e Luzim Bashës. "Kompania që thua nuk ka asnjë lidhje me mua, e me familjarët e mi e për këtë bashkë do shihemi në gjyq me shpresën që nuk do i shpëtosh drejtesisë si çdo herë me justifikime qesharake…", tha ajo.

Doçi thotë se wshtw interesuar pranë PD nëse deputetja socialiste kishte bërë ndonjë padi për shpifje. Sipas një konfirmimi zyrtar, deputetja e PS nuk kishte bërë asnjë padi për shpifje kundër Lulzim Bashës.

Në fakt, shpenzimet e dukshme dhe marramendëse të Familjes Berisha që nga shtatori 2021 deri më sot, janë një sfidë më vete për SPAK. Organizime në stadium, 27 ‘Foltore’, fushata publicitare, truproja, karburant, bileta, avokati francez, gjyq në Britaninë e Madhe, gjyqe në Tiranë, një fushatë kombëtare zgjedhore, burime njerëzore etj., sugjerojnë për miliona euro të shpenzuara, pa asnjë faturë të publikuar dhe me errësirë të plotë burimi.

Dyshimet janë përqëndruar rreth një njeriu: Shkëlzenit me çantat e tij. Rrëfime të panumërta flasin dhe e vizatojnë si arkën e zezë dhe të pafundme. A e ka paguar Shkëlzeni bashkëshortin e Blerina Gjylametit për skenografinë e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 dhe organizime të tjera të Rithemelimit?

Bashkëshorti i Blerina Gjylamatit, Kostika Gjylameti, gjatë viteve 2020-2022 ka deklaruar mbi 100 mijë euro të ardhura nga puna, ku përfshihen edhe të ardhura nga puna pranë kompanisë Kuadr.com. Kompania ka si objekt pikërisht organizimin e të gjitha llojeve të eventeve.

Gjatë periudhës 2017-2018, Kostika Gjylameti ka qenë edhe administrator i kësaj kompanie, pronar cilës sot rezulton Aleksandër Çifligu. Nga janari 2019 deri në mars 2019, kompania Kuadr.com ka përfituar 20 pagesa nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare. Ndërkaq, adresa e kompanisë së organizimit të eventeve Kuadr.com, e cila ka paguar Kostika Gjylametin të paktën deri në vitin 2022, është Rruga Mustafa Matohiti, pallati nr. 7, shkla 2, kati 8, apartamenti 32.

Gazetari shkruan se te pallati numër 7 në Rrugë Mustafa Matohiti banon edhe Berisha. Madje në ballokonin e një apartamenti në katin e 8 shfaqet çdo natë Sali Berisha duke mallkuar SPAK-un. Sipas disa kartelave pasurie, pallati i ndërtuar nga Bashkim Ulaj, pothuajse ka kaluar në pronësi të anëtarëve të Familjes Berisha.

Pikërish te ky pallat, shkalla 2, kanë një apartament Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi. Ndërkaq, Kostika Gjylamenti, i cili ka lidhje financiare me kompaninë e eventeve Kuadr.com, në vitin 2010, kur ishte drejtor shitjesh i Birra Tirana (me pronar Irfan Hysenbelliun përmes kompanisë EGNATIA GROUP), u ankua se Ambasa Gjermane i kishte refuzuar vizën për të marrë pjesë në panairin "Brau Beviale 2010", që zhvillohej në datat 10-12 nëntor 2010, në Nurenberg të Gjermanisë.

Gjatë ankesës, Kostika Gjylameti tha se 'u njoha me procedurat që duheshin ndjekur për aplikimin për vizë, pasi edhe më parë kam qenë i pajisur me leje qëndrimi italiane, sepse kam studiuar në Itali'.

Ky pohim i tij tregon lidhjet e hershme në Itali, që përputhet me pjesërisht me deklaratën e Lulzim Bashës në 13 dhjetor 2021, cili tha se 'kanë sjellë nga Italia një skenë kushedi sa lekë kushton në stadium'. Gazetari ngre pyetjen në fund: A mund të jenë një rastësi të gjitha këto përkime?!

Video