"Dashuria" e Berishës për foltoren, deputetët që ranë “viktimë” e brrylave të ish-kryeministrit (Video)

21 April 2022, 13:15Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Dashuria" e Berishës për foltoren, deputetët që

Sot gjatë seancës së Kuvendit, në kohën kur do të merrte fjalën deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, ka qene ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili nuk e ka lejuar atë të flasë.

Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla i ka dhënë fjalën Enkelejd Alibeajt, por në të njëjtën kohë në foltore është drejtuar dhe Sali Berisha. Ai i ka kërkuar Alibeajt t’i lironte foltoren, por ky i fundit ka bërë rezistencë duke kërkuar të marrë fjalën para tij.

Berisha e ka shtyrë dhe ka marrë vetë fjalën. Pas këtij momenti deputeti Taulant Balla ka kërkuar ndërprerjen e seancës. Në vitin 2011, ish-kryeministri Berisha ka bërë të njëjtin veprim me deputetin socialist Erion Braçe, në atë kohë në opozitë. Asokohe kryeparlamentarja Jozefina Topalli ia ka ndërprerë fjalën deputetit Braçe, pasi sipas saj i kishte përfunduar afati kohor.

Por, Braçe ka vazhduar që të flasë në foltore pa mikrofon. Në këtë moment, kryeministri në atë kohë i Shqipërisë, Sali Berisha është ngritur nga tavolina ku qëndronte kabineti qeveritar dhe është drejtuar për nga foltorja. Berisha e ka shtyrë me bërryl deputetin Braçe, i cili është befasuar dhe është detyruar që të largohet nga foltorja./VOXNews

 

 

 


Video