Burime për Vox News bëjnë me dije se Zv. Kryeministrja Belinda Balluku do të emërojë në krye të Komisionit të Prokurimit Publik të besuarën e vet, Irma Droboniku.
Aktualisht Balluku po përballet me disa hetime të hapura në SPAK, por gjithashtu edhe kandidatja për KPP është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
E përfshirë në të paktën 2 prej këtyre dosjeve korruptive nën hetim Irma Droboniku, rrezikon të ketë fatin e Jonid Myzyrit në krye të Komisionit të Prokurimit Publik. Vox News raporton se emri i zonjës Droboniku ka shkuar së fundmi në kryeministri si kandidate për kryetare të Komisionit të Prokurimit Publik.
Zonja Droboniku njihet si lidhje e ngushtë shoqërore e Viola Haxhiademit, e emëruar së fundmi në krye të KESH.
Kur Viola Haxhiademi drejtonte sekretariatin e ministrisë së Ballukut, ajo e emëroi Irma Drobonikun si krahun e djathtë të ish-kreut të KPP-së Jonaid Myzyri.
Droboniku ishte "syri" dhe "veshi" i Viola Haxhiademit dhe Belinda Ballukut në KPP, ishte njeriu që raportonte te Balluku çdo sjellje dhe çdo veprim të Myzyrit dhe përcillte porositë përkatëse.
Droboniku ishte pranë Jonaid Myzyrit dhe kur ky i fundit raportonte në Kuvendin e Shqipërisë, siç ilustron kjo foto mëposhtë.

Droboniku është aktualisht nën hetim nga SPAK dhe prokurori i SPAK, Dritan Prençi, pasi komunikimet dhe aktet e saj kanë lënë gjurmë implikimi në të paktën dy prej dosjeve korruptive që Prençi po heton.

Siç dhe kartela e saj e punës dëshmon, zonja Droboniku e ka nisur karrierën e saj si një mami në maternitetin e Fierit ndërsa ylli i saj polar u ngjit pas vitit 2013 kur Rilindja erdhi në pushtet dhe shoqja e saj e ngushtë Viola Haxhiademi nisi ta emëronte në pozicione kyçe duke ja prezantuar Ballukut si person të besuar.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.