Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli: Tradhti!

20 Janar 2026, 11:49Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Belinda Balluku/ Edi Rama/ Behgjet Pacolli

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka folur për tradhti, pabesi dhe njerëz që sipas tij e kanë zhgënjyer.

Në mesazhin e publikuar, nën kontekstin e skandalit të Aeroportit të Vlorës, Pacolli rendit një sërë sjelljesh që i cilëson negative, si gënjeshtra, hajnia, shpifja dhe gjuha e ndyrë, duke theksuar se këto ndikojnë në cilësinë e jetës dhe rëndojnë shpirtin e atij që i ushtron.

Ai shprehet se personat që i është dashur t’i largojë nga jeta e tij kanë tentuar ta dëmtojnë me tradhtinë e tyre, por sipas tij kanë dështuar.

“Njerëzit e mirë shpërblehen dhe të këqijtë ndëshkohen nga jeta. Herët apo vonë”, shkruan Pacolli në reagimin e tij.

Reagimi i Pacollit vjen në një periudhë kur ka diskutime për një ndërhyrje të mundshme të shtetit në projektin e aeroportit të Vlorës, përfshirë edhe skenarin e shtetëzimit të tij, për shkak të përplasjeve mes ortakëve dhe problematikave në menaxhim.

Më herët, ortaku Valon Ademi ka bërë akuza publike ndaj Pacollit, duke deklaruar se aeroporti i Vlorës është lënë peng te një kompani me lidhje ruse, një pretendim që ka ngritur shqetësime mbi sigurinë dhe të ardhmen e projektit.

Postimi i Behgjet Pacollit:

Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli:

Përtej diskutimit si mundësi në rrethe të ngushta, deri më tani nuk ka një qëndrim zyrtar nga institucionet shtetërore lidhur me një vendim për shtetëzim, ndërsa palët e përfshira në projekt vijojnë deklaratat e ndërsjella në publik, kurse një projekt strategjik si Aeroporti i Vlorës mbetet peng i skemave për të zhvatur qindra miliona euro duke hedhur në erë një projekt madhor të vendit. /skyweb


Video