Disa portale dhe ekrane televizive në Shqipëri dhe Kosovë raportuan se Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ndodhej në Vlorë.
Pamjet dhe titujt krijuan idenë e një vizite diskrete, por me peshë të jashtëzakonshme gjeopolitike.
Por faktet flasin ndryshe.
Në të njëjtën periudhë kohore, Jared Kushner ishte publikisht i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Fotografi, deklarata zyrtare, agjenda publike dhe mbulimi mediatik ndërkombëtar e konfirmojnë qartë pjesëmarrjen e tij në këtë forum, ku mblidhen liderë politikë, ekonomikë dhe financiarë nga e gjithë bota.
Atëherë lind pyetja: si përfundoi Kushner “në Vlorë” në lajmet shqiptare, ndërkohë që ndodhej në Davos?
Ekranet kryesore televizive në Shqipëri dhe Kosovë ranë pre e një lajmi të paverifikuar, duke u kthyer në "zë" të propagandës.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.