Analiza e Reuters: Nënvlerësimi i Shqipërisë mund të kthehet në bumerang për rivalet e grupit

3 Qershor 2024, 20:00Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sylvinho

“Fakti që askush nuk pret që Kombëtarja kuqezi të kaloje grupin, mund të rezultojë çelësi i suksesit për skuadrën”.

Kështu shkruan Reuters në një prezantim që i bën Kombëtares tonë, duke shtuar se duke qenë se skuadrat e grupit e marrin të mirëqenë se Shqipëria nuk do e kalojë fazën e grupit, kjo mungesë presioni mund ta bëjë vendin tonë surprizën e Europianit.

“Pjesëmarrja e Shqipërisë në Euro 2024 është vetëm paraqitja e tyre e dytë në një turne të madh dhe, ndërkohë që ata përballen me një grup jashtëzakonisht i vështirë, mungesa e pritshmërisë mund të jetë në favor të Shqipërisë”, shkruan Reuters.

Paraqitja e tyre e vetme e mëparshme në Euro erdhi në vitin 2016, ku ata nuk arritën të kalojnë në fazën eliminatore dhe këtë herë ata do të përballen me kampionët në fuqi të Italisë së bashku me Spanjën dhe Kroacinë në Grupin B.

Shqipëria do të ketë mundësi të përfitojë nga një eksperiencë e madhe ku doli si kreu i grupit në eliminatore, duke parakaluar Republikën Çeke dhe Poloninë.

Që nga debutimi i tyre historik në vitin 2016, Shqipëria ka humbur kualifikimin në Euro të fundit së bashku me dy Kupat e Botës, por nën drejtimin e trajnerit të ri Sylvinho, është bërë kthesa. Në vitin 2022, Shqipëria shënoi vetëm një fitore në 11 ndeshje. Sylvinho mori drejtimin në fillim të vitit 2023 dhe skuadra fitoi 5 nga 9 ndeshje, duke humbur vetëm 1 herë.

Trajneri mori kolegët, brazilianin Doriva dhe argjentinasin Pablo Zabaleta për të punuar së bashku. Ata vendosën të gjenin lojtarë që i përshtateshin stilit të tyre të lojës. Jasir Asani është një nga ata futbollistë, në krahun e djathtë dhe me goditjet e tij me këmbën e majtë, ai është paraqitur në çdo ndeshje që nga hyrja e Sylvinhos dhe ka shënuar tre gola në kualifikuese.

Shqipëria do të shpresojë të kapë në befasi Italinë në ndeshjen e parë. Shumë lojtarë të kuqezinjve njihen me kundërshtarët e tyre. Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Berat Djimsiti, Elseid Hysaj, Ylber Ramadani, Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli luajnë të gjithë klube në Serinë A.

Shqipëria ka humbur të katër takimet e mëparshme me Italinë dhe ndaj Spanjës ka pësuar disfatë në secilën nga tetë ndeshjet e saj, ndërsa kjo do të jetë ndeshja e parë me Kroacinë.

“Kur u hodh shorti për grupin e kualifikueseve të Europianit, pritej që të parat të renditeshin Polonia dhe Republika Çeke dhe kjo i dha mundësinë Shqipërisë të fitonte betejën. Shqipëria u tregua më e forta, kështu që të qenit e dobët në letër duket se i përshtatet Kombëtares shqiptare. Duke qenë se asnjëra nga skuadrat nuk pret që Shqipëria të kalojë grupin, kjo mund ta bëjë Shqipërinë të rrezikshme”, përfundon Reuters.

Video