Arben Ahmetaj u filmua me kamera të fshehtë, liroi gojën para gazetarëve sepse nuk e dinte që po regjistrohej!

2 Qershor 2024, 13:14Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arben Ahmetaj, ish-zv/kryeministër i Shqipërisë

Arben Ahmetaj, ish-zv/kryeministër i Shqipërisë ka rënë pre e një kamera të fshehtë të mediave italiane.

Në një darkë informale me disa ‘miq’ në një vend Europian, Ahmetaj në shoqërinë e një gote vere dhe tavolina e mbushur mirë ka zgjedhur të tregoj disa sekrete nga Shqipëria.

Siç duket dhe nga foto e publikuar në mediet italiane, ish-zv/kryeministri në arrati u ka treguar 'miqve' të tij në tavolinë se si kryeministri shqiptar Edi Rama është takua në zyrën e tij me njerëz te botës së krimit.

Arben Ahmetaj u filmua me kamera të fshehtë, liroi gojën para
Foto e publikuar nga mediat italiane

Ahmetaj nuk ndalej me kaq për ta bërë të besueshme si histori, u tha miqve të tavolinës që po e filmonin se: "I pashë vetë me sytë e mi", ku i referohej biznesmenit me origjinë shqiptare, Luftar Hysa dhe Ergys Agasi, një biznesmen në sektorin e duhanit.

Nuk dihet ende se si kjo “kamera kurth” ra në dorën e gazetarit të emisionit Report në ‘Rai 3’ i cili ka paralajmëruar se do ta publikoj sonte.

Deri tani nuk kemi asnjë reagim të Arben Ahmetaj në qoftë se do i pranoj apo jo, dëshmitë e publikuara në mediat italiane. 

Kujtojmë që në investigimin e “Rai 3”, u publikuan dokumente dhe informacione se eksponentë të rëndësishëm të qeverisë “Rama” janë të lidhur me botën e krimit dhe të korrupsionit. Sipas tyre, njeriu kyç në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantet është Sekretari i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, një ish-avokat.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video