4 tendera në një ditë, Bashkia e Prrenjasit 'nderon' biznesmenin e 'Al-Mexwood sh.p.k'

13 April 2023, 13:26Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
4 tendera në një ditë, Bashkia e Prrenjasit 'nderon'
Në foto: Biznesmeni Eral Myftari dhe kryebashkiaku, Nuri Belba

"Tërhiqu nga tenderi ose do të vrasim ty dhe familjarët e tu”, me këto fjalë u kërcënua biznesmeni Eral Myftari disa ditë më parë, nga 4 persona.

Kompania AL-MEXWOOD dhe Alcani.Shpk ishin konkurentë për një tender me vlerë 1 milion euro, prokurorim i shpallur nga bashkia e Tiranës.

Tenderi kishte si objekt blerjen e lëndëve drusore, fituese është shpallur kompania e Myftarit dhe është skualifikuar kompania e drejtuar nga Shaqir Alcani.

Menjeherë pas shpalljes së vendimit babë e bir Shaqir dhe Algert Alcani, në bashkëpunim me Edmir Boci dhe një 38 vjeçar të shpallur kanë kërcënuar biznesmenin, që të tërhiqej nga tenderi.

Kompania AL-MEXWOOD e drejtuar nga Eral Myftari duket se është e përkëdhelura e Bashkisë së Përrenjasit. Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba i ka dhënë kompanisë, AL-MEXWOOD katër tendera në një ditë. 

4 tendera në një ditë, Bashkia e Prrenjasit 'nderon'

Në vitin 2019 Partia demokratike, në një deklaratë nga zëdhënësja Ina Zhupa akuzonte kryebashkiakun e Gramshit se ka shpallur fituese kompaninë të vetme në garë “Al-Mexwood sh.p.k” me ofertën në vlerën 5 .863. 650 Lek dhe se sipas saj, kjo kompani ka mbështetjen e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

4 tendera në një ditë, Bashkia e Prrenjasit 'nderon'

Sipas Ina Zhupës asokohe, tenderi për të furnizuar shkollat me dru e ka marrë Al-Mexwood sh.p.k që ishte sipas saj nën sekuestro, pasi është dënuar për prerjen e pyjeve./VoxNews



Video