Inceneratorët, Inceneratorët, Inceneratorët! Po Kryemadhi kur do të hetohet për llogaritë offshore me rusët?

3 April 2023, 15:29Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inceneratorët, Inceneratorët, Inceneratorët! Po Kryemadhi kur do
Në foto: Monika Kryemadhi

Sa më shumë thellohet skandali i faturave ruse të Monika Kryemadhit, aq më shumë shtohen dozat e deputetes së Partisë së Lirisë dhe dy drejtuesve të tjerë të asaj që e quajnë ‘opozita e vërtetë’ ndaj koncesioneve të inceneratorëve.

Por cila është axhenda e ‘opozitës së vërtetë’ me këto denoncime?

Për dallim, inceneratorët janë në një proces hetimor e gjyqësor, ndërsa për aferën ruse të Monika Kryemadhit nuk ka ende një reagim nga SPAK-u, pavarësisht presionit pozitiv të mazhorancës që të hetojë denoncimin.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Top Channel, Monika Kryemadhi del ortake biznesi me oligarkë rusë. Të jesh ortake në biznes me njerëz pranë Putinit nuk mund të jetë vetëm rastësi.

Sot, ortakët e Kryemadhit janë të shpallur non grata dhe nën sanksione nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bota perëndimore.

Arsyeja e sanksioneve është mbështetja e vazhdueshme që ata i kanë dhënë Vladimir Putinit dhe përfshirja përmes parave e lobingjeve në avancimin e agjendës së Moskës sidomos në vendet e Europës dhe në Ballkanin Perëndimor.

Por si veprojnë oligarkët e Putinit?

Rasti i Malit të Zi është shembulli perfekt. Në 2016-n, në Podgoricë u organizua një grusht shteti. Politikanë serbë e filoserbë u morën të pandehur. Hetimet zbuluan se pas tentativës shtetasit malazezë ishin ekzekutuesit e saj, ndërsa financuesit e organizatorët në Moskë.

Nëse në Podgoricë rusët gjetën si dorac serbët, në Shqipëri faturat e bëra publike sugjerojnë se kanë gjetur Monika Kryemadhin. Qëllimi është i njëjtë, ai i destabilizimit të vendit dhe avancimit të agjendës së Kremlinit në vendin tonë e në rajon.

Në këtë mision, të paktën sipas deklaratave të bëra publike, Kryemadhi nuk është e vetme. Bashkë me të janë edhe Sali Berisha dhe Ilir Meta. Që të dy kanë një historik në marrëdhëniet me Serbinë, konsideruar si sateliti i Moskës në rajon.

I pari furnizoi me naftë tanket e Millosheviçit, kur ky i fundit ushtronte genocid e shpopullonte Kosovën, ndërsa i dyti u bë ministri i parë i Jashtëm kur vizitonte Beogradin në vitin 2010.

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video