E FRIKSHME/ Një ditë pas aksidentit për vdekje në Astir, qytetarët kalojnë në mes të autostradës!

3 April 2023, 14:45Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E FRIKSHME/ Një ditë pas aksidentit për vdekje në Astir,
Fotomontazh i siguruar nga VoxNews

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentet e para pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Astir mbrëmjen e djeshme.

Në video e siguruar nga VoxNews duket viktima e shtrirë në tokë, ndërsa pak metra larg tij qëndron makina që e ka përplasur.

Pamje nga aksidenti me vdekje:


Një person afrohet pranë viktimës e më pas largohet sërish, ngjarja e rëndë ndodhi në Unazën e Re në Astir mbrëmjen e djeshme.

Qytetari me inicialet P.M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar ka aksidentuar qytetarin, ende të paidentifikuar.

Këmbësori ka ndërruar jetë në vend, drejtuesi i makinës është shoqëruar për në komisariat ku më pas është arrestuar.  

VoxNews ishte ditën e sotme në zonën ku ndodhi aksidenti me vdekje dhe vërejti , se qytetarë të ndryshëm ende kalonin autostradën edhe pse tabela i ndalon të kalojnë.

Pamje nga i njëjti vendi ku ndodhi aksidenti me vdekje, si lëvizin qytetarët:


Siç duket  dhe nga fotoja e mëposhtme në anë të autostradës,  janë tabelat ku ndalohet kalimi i këmbësorëve dhe ndalimi ose qëndrimi i mjeteve.

E FRIKSHME/ Një ditë pas aksidentit për vdekje në Astir,
Tabelat që ndodhen në vendin e aksidentit ku ndalohen këmbësorët

Me një sy të lirë trafik ndarëset dita-ditës në këtë zonë po shkaktojnë vdekjet për kalimtarët, sepse ata përtojnë të harxhojnë 2-3 minuta për të kaluar deri në 300 metra për të arritur deri te vijat e bardha, dhe si pasojë preferojnë të kalojnë në mënyrë më të shpejt dhe më të rrezikshme.

VoxNews ju bën apel qytetarëve dhe autoriteteve të rrugëve që të marrin masa, për të mos patur më jetë të humbura. Të nis një fushatë ndërgjegjësimi pasi rrugët po na marrin ‘shumë jetë’ dhe po lahen me gjak të rinjsh dhe të moshuarish.

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video