Kandidatët për këshillin e Tiranës, Veliaj lë jashtë kunatin e Arben Ahmetajt

29 March 2023, 16:32Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kandidatët për këshillin e Tiranës, Veliaj lë
Erion Veliaj, Enis Hoxha dhe Arben Ahmetaj

Erion Veliaj ishte i konfirmuar prej kohësh si kandidat i Partisë Socialiste për një tjetër mandat në krye të Tiranës dhe misteri i vetëm që shoqëroi procesin deri në afatet e fundit ligjore për regjistrim ishte ai i kandidatëve për anëtarë të Këshillit Bashkiak.

Lista socialiste është publike tashme. Në të ka emra të rinj, por edhe rikonfirmohen disa anëtarë veteranë të këtij këshilli.

Mes të larguarve ama është edhe një emër, ai i Enis Hoxhës. Për ata që nuk e njohin, Enis Hoxha është kunati i Arben Ahmetajt dhe këshilltar aktual për socialistët në Tiranë.

Përjashtimi i tij nga lista nuk lidhet më shumë me shkaqe ligjore, apo profesionale të tij, se sa me faktin se si i afërm i Ahmetajt, ndaj të cilit SPAK ka nisur hetimet tashmë, mund të ishte kosto elektorale për socialistët dhe Erion Veliajn në përpjekjen për mandatin e tretë në krye të Tiranës.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video