'Belinda Balluku e pafytyrë', banorët e Bërxullës kërkojnë zgjidhje për pronat: Ku të gjejmë shpëtim ne?

26 Mars 2023, 11:55Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Banorët e fshatit Bërxullë dhe ministrja, Belinda Balluku

Banorët e Bërxullës i bëjnë thirrje shtetit që t’u japë zgjidhje për pronat e tyre të cilat preken nga projekti rrugor Thumanë-Kashar.

Ata kanë bllokuar rrugën që të dërgon për Rinas, teksa i bëjnë thirrje kryeministrit Rama dhe zvkryeministres Balluku që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre për të gjetur një zgjidhje.

“Edi Rama para ca ditësh shkoi në Angli për të kërkuar zgjidhje te anglezi. Shqiptarët i ka masakruar. Ky shet është vetëm për të vjedhur. Ku janë Edi Rama dhe Belinda Balluku dhe Ervis Berberi.

Turp të kenë, çfarë qeveritarësh kemi ne. Turp për këta ministra dhe këta qeveri. Me votat e popullit ka ardhur Edi Rama, dikur thonte Berisha nuk zbriste nga kali, tani është Rama që nuk zbret nga kali” – tha një banore.

“Belinda Balluku nuk reagon fare. Çfarë pret ajo, çfarë i kushton të sjellë një përfaqësues?” – tha një banore tjetër.

 “Ta anulojnë rrugën, këta s’kanë virtyt njerëzor. Edhe atë post që kanë marrë, nuk e bëjnë dot” – tha banorja tjetër. 

“Belinda Balluku ka kapur majat, por do hidhet, ka për ta hedhur Zoti. Është edhe nënë, e pafytyrë” – tha një tjetër banore.

Video