Banorët e Bërxullës sërish në protestë: "Gener 2" nuk ka leje ndërtimi, pse vjen këtu? Gabim që s'e lidhëm pronarin e firmës!

5 Mars 2023, 11:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Banorët e Bërxullës në protestë

Edhe kjo e diel i ka gjetur banorët e Bërxullës në protestë, të cilët kundërshtojnë projektin për rrugën Thumanë-Kashar. Banorët shprehen kundër shembjes së pronave të tyre, pasi nuk janë dakord për vlerën e dhënë për kompensimin e tyre. Disa prej tyre janë ulur në rrugë, duke tentuar të bllokojnë qarkullimin.

Ata thonë se tokën nuk e lëshojnë ndërsa shprehen se “luftë do të ketë Belinda Balluku”.

Edhe krahun tjetër do ta bllokojmë, shteti nuk pyet për ne, po na vret. Vetëm atëherë kur ka votime kujtohen.  E sjellin firmën për të punuar por ne nuk do e lëshojmë rrugën se është prona jonë, ta tërheq firmën deri sa të na paguaj ne. Luftë ka tani Belinda Balluku me firmën dhe nuk do e lëshojmë, se andej nëpër restorantet më të shtrenjta di ajo të hajë, me ato biftekë herë pas here. Edhe firma mos të bjerë në negociata pa na ofruar ne atë që kërkojmë. Mos vij më firma këtu, se po vjen po na bën vrasje. Deri sa ka filluar, na vjen te shpia. Ne kemi bërë gabim që se morëm ta lidhnim pronarin e firmës”, shprehet një nga banoret.

Prona është e shenjtë. Rruga nuk ka leje ndërtimi. Nuk ka alternativë për tu futur në pronat tjera. Firma nuk ka bërë aplikim për tu futur në pronë. Pa dakordësinë tonë, rruga nuk do të zhvillohet.

Nuk ka ngelur asnjë artikull që të mos jetë i 3-fishuar. Në 2005 është vlerësuar me 9 euro, sot ka shkuar në 4 euro. Juristët ndaj nuk e dinë, unë që nuk jam i fushës i di ligjet. Këtu ka paligjshmëri në të gjitha hallkat dhe institucionet e shtetit.  Ata ofrojnë vlerën e banesave, por jemi në negociata. Ky zhvillim bëhet për pronën, banesa është e dyta.

Jam autokton, nuk kam pushtuar toka. Sot vjen një individ që do të marrë rrugën.  Pse duhet të largohem unë nga fshati? për ti plotësuar tekat një individi?”, tha një tjetër banorë.

Banorët thonë se kërkojnë dialog dhe se nuk do të dorëzohen pa u plotësuar kushtet e tyre, që përfshijnë mes të tjerash dëmshpërblim të tokës dhe rrugë dytësore.

Kanë ardhur përfaqësues të firmës Gener 2 dhe ofrojmë vlerën e banesave dhe projektin sipas kërkesave të banorëve por jemi në negociata. I gjithë ky zhvillim bëhet për pronën, banesa është e dyta, unë mund të ngel pa shpi por nëse marr vlerën e pronës ndërtoj shtëpi. Pronat duhet të vlerësohen sipas cmimit të tregut, e thotë dhe ligji. Unë kam 5 breza këtu, ligji 7501 na ka penelizu.

Rrugën do ta zhvillosh duke pasur dakordësi dhe marrëveshje,  nuk kanë bërë asnjë plan të detajuar për zhvendosjen e banorëve shohin interesat e veta por jo tonat ne i kemi thënë vlera e pronës është e para, jetën e kemi ndërtu me këto prona kemi 32 vjet, këtu kemi ndërtu jetën pse duhet të largohem për ti plotësu tekat e një individi apo grupi oligarkësh”, tha një tjetër nga banorët.

 

Video