Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 42-vjeçari në Fier

5 March 2023, 10:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet
Foto ilustruese

Një 42-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Fierit pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Policia e Fierit gjithashtu bën me dije se në një ngjarje tjetër të dhunës në familje, është vënë në pranga një 42-vjeçar pasi ka dhunuar vëllain e tij dhe bashkëshorten e vëllait.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. V., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin T. D., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme


Video