Koncesioni i inceneratorëve: Kryemadhi synon kaos mjedisor, po krijon skemë shantazhi. SPAK ta hetojë

2 April 2023, 16:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Koncesioni i inceneratorëve: Kryemadhi synon kaos mjedisor, po krijon
Monika Kryemadhi

Kompania e Integrated Energy  ka reaguar në lidhje me deklaratat e Monika Kryemadhit dhe Partisë së Lirisë për venddepozitimin e mbetjeve në Sharrë. Kompania thotë se qëllimi i këtyre deklaratave është shantazhi publik për të krijuar kaos mjedisor në Tiranë.

Kompania Integrated Energy  deklaron se prej më shumë se dy vitesh, Partia e Lirisë dhe deputetët e saj kanë sulmuar në mënyrë periodike Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve, i cili në zhargonin e rëndomtë të kësaj force politike njihet si “Inceneratori i Tiranës”.

Në fakt, thotë kompania, vetëm kjo forcë politike e përdor qëllimisht togëfjalëshin “Incenerator i Tiranës”, sepse në të vërtet nuk quhet i tillë, pasi aty trajtohen mbetjet duke nisur nga një seri procedurash si:

- Matje dhe evidentim i sasisë së mbetjeve

- Diferencim

- Trajtim i inerteve ndërtimore

- Depozitim

- Incenerim, që përfundon sipas kontratë së parashikuar

- Dhe depozitim i hirit në landfillin e mbetjeve të rrezikshme

Sot, koncesionari i Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve në Landfillin e Sharrës ka investuar mbi 32 milionë euro, që prej nisjes së tij.

Kompania deklaron se të gjithë akuzuesit, politikë dhe mediatikë, një pjesë e të cilëve sulmojnë koncesionarin për interesa të caktuara, nuk kanë kërkuar minimalisht një informacion bazë, mbi atë së çfarë është investuar, se kur do të ndërtohet impianti i djegies së mbetjeve, sesi kryhet procesi i diferencimit të mbetjeve dhe se pse paguhet 29 euro për ton.

Koncesionari fton të gjithë mediat që të vizitojnë Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në çdo orë të ditës, pasi është i hapur për këdo.

“Ky shantazh i vazhdueshëm, i stisur me mashtrime dhe manipulime nga deputetja Kryemadhi, vijon deklarata, ka si qëllim ndërprejen e punës për menaxhimin e mbi 800 ton mbetjeve në ditë, me qëllim krijimin e një kaosi mjedisor në qarkun e Tiranës dhe Durrësit.

Kompania i bën thirrje SPAK dhe institucioneve ligjzbatuese që të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar atë që e quan shantazh dhe përndjekje të Monika Kryemadhit dhe Partisë së Lirisë.

Në 33 vite demokraci të shtetit shqiptarë, nuk ka ndodhur kurrë që një forcë politike të përndjekë dhe të baltosë pambarimisht një vepër publike, e krahasueshme me vendet e Bashkimit Europian, mbyllet deklarata.

 

 


Video