
Yanis Varoufakis: Capitalism is dead, now we have something much...
/ 2023-09-25 20:09:36Focus
Zelimkhan Abakarov vazhdon t’i dhurojë Shqipërisë medalje bote. Sportisti me origjinë nga Çeçenia, por që përfaqëson ngjyrat kuqezi, u pozicionua i treti në Botërorin e Mundjes, të zhvilluar në Serbi.
Në këtë mënyrë, 30-vjeçari fitoi medalje bronzi, pas titullit kampion bote të arritur një vit më parë.
Në duelin e stilit të lirë, në peshën 57 kg, Abakarov mposhti rivalin rus Zavur Uguev, pas një beteje të fortë në parket.
Një tjetër rezultat i shkëlqyer për mundjen shqiptare, që vlen edhe për kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.