Incident në Vjenë/ Përfaqësuesja serbe tenton t’ua largojnë flamurin e Kosovës gazetarëve shqiptarë në Eurovision! (Video)

2026-05-17 05:54:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX


Gjatë performancës së përfaqësuesit të Shqipërisë, Alis, në finalen e Eurovision Song Contest 2026, në Qendrën e Mediave në Vjena është regjistruar një incident lidhur me flamurin e Kosovës.

Sipas një videoje të publikuar nga gazetari Albert Limani, një përfaqësuese nga Serbia ka tentuar t’ua largojë nga duart pjesëmarrësve flamurin e Kosovës, duke thënë se “ky flamur nuk është i lejuar”.

“Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos së publikuar në rrjetet sociale.

 


Video