They are often described as ruthless and bloodthirsty, famous for their tyrannical reign. The historian Sean Land tells us about the 8 bloodiest emperors of Ancient Rome, from the Illyrian emperor Diocletian to Nero.
We have all heard of Roman emperors, we know them as crazy, evil and very dangerous. In fact, as historians show, the sum of the emperors of the following list, have been skilled administrators. Some emperors, like Nero or Domitian, have gone down in history as models of paranoid tyrants, while others, like Diocletian, were skilled administrators, who made good governance. Even under the rule of the worst emperors Rome continued to function, but involvement in public life could turn into a dangerous business.
Tiberius (reigned 14-37)

Tiberius was the descendant of Augustus, although Augustus did not want Tiberius to succeed him, but it was the untimely death of his grandsons Gaius and Lucius that caused Tiberius to take the throne. Tiberius was a skilful military commander, and respected the authority of the senate. However, for him there was a gloomy opinion and suspicions that led him to fierce quarrel with Agrippina, the widow of his nephew the war hero. Many people who wanted to gain power were arrested and executed by Tiberius. Doubts about him were everywhere and from everyone around him. He retreated to the island of Capri and revived the ancient charge of treason, using it to sentence all suspects to death. Roman historians tell us a picture of Tiberius life there as a perverted sexual predator.
Gaius or Caligula (reigned 37-41)

Gaius is known for a series of strange actions, such as declaring war at sea and declaring himself God. His reign was promising in the beginning, but after a difficult period due to an illness, he became paranoid, which led to disorderly conduct, including incest with his sister, Julia Drusilla. . Gaius rejoiced in humiliating the senate, declaring that he could make anyone his consul, even his own horse. Gaius was eager to establish his military credentials, though with his campaign in Germany he did not achieve much and his failed conquest of Britain turned into a war with the Lord of the Sea, Neptune. He is said to have ordered his troops to attack the waves with their swords. Gaius proclaimed himself Lord and used his divine status to establish absolute monarchy in Rome. He followed the example of Tiberius using the trials of betrayal to eliminate enemies, real and imaginary. After his infantile behavior, a murder was organized against him. And Gaius is thought to have protested that he could not be killed because he was an immortal God, which he did not do.
Nero (reigned 54-68)

Neroni është një perandor romak të cilin ne të gjithë duam ta urrejmë, dhe jo pa arsye. Ai ishte një administrator i zoti, dhe rrethohej nga njerëz të aftë, përfshi dhe tutorin e tij – shkrimtarin Seneka. Megjithatë, ai ishte një vrasës i pamëshirshëm, duke filluar që me vrasjen e gjysmë-vëllait të tij, me të cilin supozohej të ndante pushtetin. Duke vazhduar me bashkëshorten e tij, Oktavia, të cilën e braktisi për të dashurën Poppaea, dhe më pas e ekzekutoi për tradhëti bashkëshortore. Ndoshta për t’i bërë qejfin të dashurës së tij ai vrau dhe nënën e vet, që pas një komploti të shkuar keq për ta mbytur me një varkë, e rrahën për vdekje. Më vonë ai vrau dhe të dashurën pas një çasti zemërimi, ndërkohë që ajo ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e tij. Pasioni i madh i Neronit për muzikën dhe poezitë e veta, bëri që ai të detyronte senatorët të uleshin e të dëgjonin recitalet e tij të pafundme e të kota. Neroni gjithashtu u urrye shumë pasi ndërtoi shtëpinë e tij të artë e të madhe në rrënojat e asaj që më parë ishte zona publike e Romës. Ai persekutoi një numër të madh të krishterësh dhe këmbëngulja e tij fëmijërore për të fituar famë në Lojërat Olimpike në Greqi, bëri që perandoria të përçahej. Neroni u rrëzua nga një revoltë ushtarake.
Domiciani (sundoi në vitet 81-96)
Domician ishte djali më i ri i gjeneralit Vespasian, i cili kishte dalë nga kaosi pas rënies së Neronit dhe kishte vendosur stabilitetin në jetën publike romake. Domiciani nuk trashëgoi asgjë nga sharmi i babait të tij, dhe kishte dyshime të mëdha nga njerëzit përreth tij, gjë që e çoi në paranojë, mbase edhe për shkak të arratisjes së tij dredharake gjatë luftës civile për rrëzimin e Neronit. Shumë qytetarë u vranë për dyshime komplotesh kundër tij, përfshi edhe 12 konsuj dhe dy kushërinj të tij. Sundimi i Domicianit u bë edhe më autokratik, dhe kërkoi që të trajtohej si Zot. Domicioani u kthye kundër filozofëve, duke dëbuar nga vendi shumë prej tyre. Domiciani u rrëzua pas një komploti të organizuar nga gruaja e tij Domicia, dhe më pas u godit me thikë nga një shërbëtor i pallatit. Disa historianë mendojnë se tirania e Domicianit ishte e ekzagjeruar, ndërsa të tjerë e kanë krahasuar atë me Sadam Hysenin e ditëve tona.
Komodo (sundoi në vitet 180-192)

Komodo ishte perandori i luajtur nga aktori Joaquin Phoenix në filmin Gladiatori. Komodo ishte një ndjekës i apasionuar i betejave të gladiatorëve, madje dhe vetë ai luftoi në arenë, shpesh herë i veshur si Herkuli, dhe që më pas e shpalli veten Herkuli romak. Komodo ishte djali i perandorit filozof Mark Aurelit. Edhe pse skena e filmit ku Komodo vret të atin është shpikje, është e vërtetë që ai ishte kundër çdo gjëje që vendoste i ati i vet. Komodo falimentoi thesarin romak dhe u mundua ta rimbushte atë duke ekzekutuar qytetarë të pasur të tradhëti në mënyrë që t’i konfiskonte pronën. Shumë shpejt, njerëzit filluan të thurnin komplote kundra tij, madje edhe vetë motra e Komodos. Komplotet dështuan, dhe ai vazhdoi të ekzekutonte më shumë njerëz, ata që kishin komplotuar kundër tij, ose nga ata që ai mendonte se do ta bënin në të ardhmen. Prefekti pretorian punësoi një atlet profesional që e mbyti Komodon në banjë.
Mark Aurel Antoni I (Karakalla) (sundoi në vitet 211-217)
Mark Aurel Antoni ishte djali i perandorit të aftë e efektiv Septimius Severus. Që të shmangte skenarit e ndarjes së pushtetit me të vëllain e tij Geta, Mark Aurel Antoni e vrau atë. Ai i trajtonte në mënyrë brutale kundërshtarët, dhe shfarosi të gjithë përkrahësit e Getës. Mark Aurel Antoni njihet për kompleksin e tij madhështor të banjove në Romë që mbanin emrin e tij, dhe për dhënien e shtetësisë romake për të gjithë njerëzit e lirë brenda perandorisë. Ai përpiqej të mblidhte paratë e nevojshme për shpenzimet e tij vetjake. Pasurinë e trashëguar nga babai i tij e ktheu në një defiçit të rëndë. Mark Aurel Antoni I u vra nga një grup oficerësh.
Mark Aurel Antoni II (Elagabalus) (sundoi në vitet 218-222)
Ishte i afërm i gruas së Septimus Severus, e që më pas mori fronin pas vrasjes së Mark Aurel Antoni I. Edhe ky i fundit u dallua për mbretërimin e tij të çuditshëm. Mark Aurel Antoni ofendoi parimet morale e fetare romake. Si simbol i perëndisë së diellit ai përdori një gur të zi, gjë që për të cilën më parë do të ishte dënuar për vdekje. Romakët u ofenduan nga sjelljet seksuale të Mark Aurel Antonit. Ai njihej haptazi dhe për marrëdhëniet e tij seksuale me meshkuj. Vetëm pak historianë flasin mirë për Mark Aurel Antonin. Ai u vra nga një komplot i organizuar nga vetë gjyshja e tij.
Diokleciani (sundoi në vitet 284-305)

Mbase do duket e padrejtë ta përfshish Dioklecianin në këtë listë, pasi ai është i njohur për vendimin e rrezikshëm që mori për ta ndarë qeverinë e Perandorisë Romake në dy pjesë, duke bërë bashkë-perandor Mark Aurel Maksimianin. Dioklecianni ishte një administrator i mirë, dhe arriti të mbante të bashkuar strukturën e ndarë të komandës në kohën kur perandoria romake u vu nën presion të madh nga armiqtë e jashtë kufijve. Por ajo që e bën Dioklecianin pjesë të kësaj liste, ishte persekutimi i pamëshirshëm i të krishterëve. Diokleciani kërkonte një zhdukje totale të fesë. Kishat u shkatërruan, shkrimet e u dogjën e priftërinjtë e krishterë u burgosën. Të krishterët që refuzuan të heqin dorë nga besimi i tyre u torturuan dhe u ekzekutuan. Në një kohë kur bashkimi ishte thelbësor për mbijetesën e perandorisë, frika ishte ajo që Diokleciani reflektonte.