Vrasja e Faik Hajdinit në Memaliaj, arrestohet autori! U nxit nga çifti që banonte afër viktimës! Burrë e grua hodhën trupin në përrua

2024-08-22 13:01:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Faik Hajdinit në Memaliaj, arrestohet autori! U nxit nga
Faik Hajdini

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur vrasjen me thikë të  72 vjeçarit Faik Hajdini të ndodhur më 20 gusht 2024 si dhe rolin e secilit prej protagonistëve që bashkëpunuan për krimin e rëndë.

Vrasja ndodhi në fshatin Zhapokikë 2 të Memaliajt dhe u nxit nga çifti që jetonte në banesën, që një gardh e ndante me banesën e viktimës.

“Skënder e Darovi Hajdini kanë nxitur Blerti Kanushin 27 vjec si dhe i kanë krijuar kushtet dhe siguruar mjetet për të kryer vrasjen. Më 19 gusht 2024 në orën 7 të mëngjesit kanë kryer vrasjen e më pas Blerti është larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas Skënderi dhe Darovi kanë bërë përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimit duke e hedhur trupin  në përrua. Ndërsa djali i tyre nuk ka treguar për krimin”  tha drejtori i Policisë.


Video