
Një person është arrestuar në Massa për dy vrasjet e zbuluara në zonën e Sarzanës brenda 24 orëve.
Bëhet fjalë për një 44-vjeçar me banim në Aulla.
Ai u identifikua pasi atij i përket makina që është gjetur disa qindra metra larg trupit të transeksualit të gjetur sot: një Ford Fiesta ngjyrë gri, pa targë, brenda së cilës u gjetën të paktën dy kuti me armë dhe disa gjurmë gjaku në një dyshek.
Për momentin nuk dihet nëse bëhet fjalë për një vrasës serial, apo një person që vrau për herë të dytë për të eliminuar dëshmitarin e vrasjes së parë.
Gjatë natës policia kishte gjetur trupin e pajetë të një transeksuali që merrej me prostitucion në periferi të Sarzanës. Sipas raportimeve të para, trupi i pajetë i mbuluar me ferra dhe me gjurmë gjaku, është zbuluar në afërsi të një makine të braktisur (që mund të jetë e viktimës).
Në trupin e të riut - sipas kryeprokurorit të La Spezia Antonio Patrono - kishte shenja të dukshme dhune. Për momentin ai nuk është identifikuar, por mund të jetë i një italiani.
Raportimet e fundit thonë se një burrë, një zejtar nga Aulla, dyshohet për vrasjen e Nevilës, gruas së gjetur të vdekur të dielën përgjatë përroit Parmignola dhe burrit të cilit iu gjet trupi mbrëmë.
“Po përpiqemi të kuptojmë nëse vrasësi i ka kryer dy krimet pasi është vrasës serial, apo për t'i mbyllur gojën transeksualit që mund ta kishte parë teksa po merrte Nevilën në makinë. Megjithatë, nga burime hetimore rezulton se dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën/VoxNews