Rritja e çmimit të naftës, Ministrja Ibrahimaj ia vendos fajin konçesionarit: Kërkon tarifë më të lartë

22 February 2022, 10:37Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rritja e çmimit të naftës, Ministrja Ibrahimaj ia vendos fajin
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj

Koncesionari i pompave të naftës ka bëre kërkesë për të rritur tarifën. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, është shprehur se për këtë kërkesë është ngritur një grup pune dhe pasi ta vlerësojë kërkesën do të dalë në një rezultat përfundimtar.

Në një kohë kur çmimi i karburantit është në nivelin më të lartë ndonjëherë një rritje e tillë e tarifës për koncesionarin do të shkaktonte një tjetër rritje, gjë që do të rëndonte edhe më shumë në xhepin e shqiptarëve.

Ministrja Ibrahimaj foli edhe për rritjen e çmimeve në përgjithësi për të cilat tha se pritet një stabilizim i çmimeve nga gjysma e dytë e vitit 2022.

“Pritshmëritë janë që në gjysmën e dytë të këtij viti çmimet të stabilizohen. Çmimi i naftës në vend është rritur nga mospërputhja në tregjet ndërkombëtare mes kërkesës së shtuar dhe ofertës së limituar. Çmimi i gazit u rrit me ardhjen e dimrit, gjë që solli dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në vijim, të gjithë parashikimet ndërkombëtare, parashikojnë uljen graduale të çmimit të naftës dhe gazit, duke filluar nga 6-mujori i dytë i këtij viti”, tha ministrja. 

 


Video