Nga 1 Marsi rritet sërish çmimi i qumështit dhe nënprodukteve të tij

18 February 2022, 07:58Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nga 1 Marsi rritet sërish çmimi i qumështit dhe

Nga 1 marsi do të rriten sërish çmimet e produkteve të bulmetit.

Sipas prodhuesve në vend shtrenjtimi do të vijë për shkak të çmimeve më të larta të naftës, energjisë, plastikës dhe heqjes të skemës të TVSH-së të kreditueshme 6% që nisi zbatimin nga 1 janari 2022.

Sipas tyre po përballen me mungesë në gjetjen e qumështit të prodhuar nga fermerët e vegjël. Oferta në treg për qumësht është më e ulët sesa kërkesa për produkte bulmeti, çka po sjell që përpunuesit të përballen çdo ditë me presionin e fermerëve për rritje të çmimit.

Përpunuesit e qumështit pohojnë se rritja e mëtejshme e çmimeve do të penalizonte industrinë vendase, pasi në treg do të shiteshin më tepër produkte importi me çmim më të lirë. Për të kompensuar rritjen e lartë të kostove të riprodhimit kompanitë kërkojnë rishikimin e skemës të TVSH-së të kreditueshme.


Video